Sunday, November 24, 2024

(Video) Tjetër aventurë çiklistike e shkodranit Drian Lici. Pas Tiranës ku shijoi fitoren e Kupës së Shqipërisë me 31 maj, sot përsëri pedalim me biçikletë drejt Elbasanit për Superkupën, Teuta-Vllaznia

Lexo

Me 31 maj të këtij viti, i riu nga Shkodra, Drian Lici, pedaloi nga qyteti verior për në Tiranë për të ndjekur nga afër skuadrën e zemrës Vllaznia për finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Skenderbeut. Mund dhe sakrificë që futbollistët kuqeblu ia shpërblyen duke fituar trofeun e Kupës, gjë që u festua gjatë në stadiumin “Air Albania” dhe më pas rrugës për në Shkodër, për të mbërritur kulmin në pedonalen e qytetit verior, ku skuadrën e priti një Shkodër e tërë në shesh.

Surpriza e radhës e Drian Licit është kjo e sotmja, kur mëngjesin e 28 gushtit 2021, ai është shfaqur sërishmi me biçikletën e tij ku i veshur i tëri kuqeblu i është drejtuar qytetit të Elbasanit për të qënë i pranishëm në “Elbasan Arena” në orën 19.00 të startit të finales së Superkupës, Teuta-Vllaznia.

Kur t’thrret atdheu duhet me u paraqit…

Vllaznin skena me e lan kurr vetem….

Per Elbasan…”, shkruan Driani në postimin e bërë në rrjetin social FB pak çaste përpara nisjes drejt Elbasanit.

 

Një udhëtim më i gjatë se sa ai i Tiranës së para tre muajve, aq më tepër kur edhe kushtet e motit sot janë të rënduara me reshje shiu, por që për Drianin nuk bëhen pengesë në pedalimin e tij. Me të mësuar lajmin e kësaj aventure të Drianit, futbollistët kuqeblu që kanë mbërritur që mbrëmë në Elbasan, teksa e kanë përshëndetur atë i kanë garantuar se fitorja e trofeut për to është detyrim sonte, dhe se trofeu do të jetë dedikim për të, për pasionin dhe sakrificën që ai bën për Vllazninë e tyre të përbashkët.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img