Friday, May 3, 2024

FSHF-Miqësore moshash kuqezinj, Kombëtarja U-16 fiton 2-0 ndaj Kombëtares U-15

Lexo

Ekipet kombëtare vazhdojnë përgatitjet në prag të nisjes së sezonit të ri. Kombëtarja U-16 dhe Kombëtarja U-15 kanë zhvilluar një miqësore në Qendrën e Ekipeve Kombëtare të FSHF në Kamëz, që përfundoi me fitoren 2-0 të 16-vjeçarëve.

Trajneri i Kombëtares U-16, Agron Kërçova e nisi sfidën me këtë formacion: Amarildo Dervishi, Albi Koleci, Ergi Çela, Adi Kurti, Egert Selmani, Klaus Kashari, Jordi Jaku, Glenis Belloj, Ersi Bode, Olsi Myrta dhe Dejvi Duro.
Ndërsa, trajneri i Kombëtares U-15, Armand Dama hodhi në fushë fillimisht këtë 11-sh: Etem Xhemali, Ergestino Pepnikaj, Brendon Xhuvelaj, Samuel Xhafkollari, Juli Gurra, Kleart Grazhdani, Hilton Metani, Jetmir Laze, Eljo Nderjaku, Orest Rifa dhe Tedi Malaj.

16-vjeçarët kuqezi u paraqitën më mirë, duke dominuar sfidën dhe kaluan në avantazh që në minutën e 12-të me golin e shënuar nga Olsi Myrta. Në nisjes të pjesës së dytë (minuta e 46-të) erdhi dhe goli i dytë që u shënua nga Ernesto Bakiu, i cili sapo ishte futur në fushë si zëvendësues. Gjatë miqësores, trajneri i U-16, Kërçova aktivizoi edhe lojtarët e grumbulluar Fatmir Koçi, Loris Kalaj, Mensiu Iliaz, Ergi Bastari, Rajmond Marinaj, Xhoel Hajdari, Kleo Allmuça, Skerdi Likaj, Dejvi Metaj, Kevin Hoxha dhe Ariel Krajka. Kurse tekniku Dama aktivizoi edhe këtë lojtarë 15-vjeçarë: Kristi Marku, Flavio Qypi, Erald Rrenga, Enea Elmazi, Julian Bytyçi, Hetem Lushaj, Aleksandër Muça, Ergis Arifi, Alvi Hysa dhe Leonel Kamenica.

Testi ishte një mundësi e mirë për të dyja skuadrat që të shikonin gjendjen aktuale të grupit të lojtarëve, gjendjen fizike ashtu si edhe prurjet e reja. Pothuajse gjatë gjithë muajit gusht ekipet kombëtare të të gjitha moshave kanë zhvilluar grumbullime dhe testime që vlejnë shumë për të kuptuar se në ç’fazë janë trajnerët me përgatitjet.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img