Sunday, November 24, 2024

Taekwondo: Trajneri Elion Puka nuk di të ndalet, fiton edhe “Kupën e Shqipërisë 2020”

Lexo

Është folur shumë gjatë viteve të fundit për Elion Puken. Personi në fjalë është një djalosh i pasionuar me artet marciale, i cili karriren sportive të tij e bëri jashtë vendit, dhe konkretisht në Itali, atje ku jo vetem fitoi trofe, por edhe mori përvojën e duhur që sportin e tij të preferuar Taekwondo-në ta përhapte edhe në qytetin e tij të lindjes, Shkodër. Ndonëse hapat e para të tij ishin modestë, kjo edhe falë infrastrukturës të pamjaftueshme për të zhvilluar këtë sport, ai asnjëherë nuk u dorëzua. Punoi me këmbëngulje, vullnet dhe përkushtim, dhe sot mund të themi se është në majën më të lartë të këtij sporti në vendin tonë. Ekipet e Vllaznisë që ai stervit janë të të gjitha moshave dhe kategorive, dhe thuajse në të gjitha Vllaznia është kampione kombëtare, ndërkohë që nuk mungojnë edhe përfaqësimet me shumë dinjitet edhe në arenen ndërkombëtare. Madje, sportistët e dalë nga dora e tij, sot janë kampionë deri edhe në Ameriken e largët, gjë që tregon më së miri se puna në Shkodër me Taekwondo bëhet në mënyën më profesionale.

Së fundmi, suksesi i radhës i Taekwondo-së shkodrane është ai aktivitetit të Kupës së Shqipërisë 2020, aty ku Vllaznia e drejtuar nga trajneri Elion Puka dhe stafi i tij me kolegët Neriman Puka, Nikolin Perzefi, Nejla Uruçi, fituan trofenë e radhës.

Me fitoret e shënuara në tapet, 15 sportistët shkodranë që konkuruan në garat e zhvilluara në kryeqytet, i dhanë Vllaznisë trofeun e Kupës së Shqipërisë, ndërkohë që në prizmin individual ishin më të mirët në peshat e tyre duke fituar 4 vende të para, 5 vende të 2-ta, 4 të 3-ta, 2 të 4-ta.

Ja dhe rezultatet sipas kategorive përkatëse të arrituara në garat e zhvilluara të hënën në Tiranë:

Kategoria fëmijë:
Franko Suka -31kg vend i 2-të
Amer Faslia -37 kg vend i 4
Edrit Coka -37 kg kampion
Klejvis Kruja -40 kg vend i 4

Para te rinj:
Aron Duka -37 kg vend i 2-të
Reimon Zekaj -41 kg vend 3-të
Muhamed Dyli -45 kg vend i 3-të

Të rinj:
Mirtan Hasaj -55 kg vend 2-të
Irsa Osmanagiq -59 kg vend 2-të
Enisa Shabaj -59 kg kampione
Gersi Bardhi -59 kg vend i 2-të

Nejla Uruci -62 kg kampione
Abdyl Harifi -73 kg vend i 3-të
Ylber Luli -73 kg kampion (dy ndeshje te fìtuara me k.o)
Drilon Burri -78 kg vend i 2-të

Pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe katër arbitra nga kolegjumi qytetit të Shkodrës, si Vlerar Bekteshi, Bledar Vukaj, Gramoz Hasa dhe Greta Çinarja, të cilët u vlerësuan pozitivisht nga drejtuesit e federatës përkatëse për nivelin e tyre professional.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img