Friday, November 22, 2024

“UEFA Women Champions League”/Pragndeshja, Vllaznia-Juventus, kuqeblutë kryejnë testet për COVID-19

Lexo

Të mërkurën, ora 19.00, Vllaznia e futbollit të femrave luan ndeshjen e parë të turit të dytë të  vlefshme për “UEFA Women Champions League” duke patur përballë kampionen e Italisë, Juventus. Në pritje të kësaj supersfide, skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri, Nikolin Leka, ka zhvilluar pasditen e së hënës seancën e parafundit, ndërkohë që séance e fundit anti-Juventus është planifikuar të zhvillohet mbrëmjen e së martës në orën që zhvillohet ndeshja zyrtare.

Ndërkohë, në zbatim të udhëzimeve të protokollit shëndetësor të UEFA-s për ndeshjet e Kupave të Europës, pasditen e së hënës, i gjithë ekipi i femrave të Vllaznisë, ka kryer testet për COVID-19 në prag te ndeshjes me Juventus. Nga sa bëhet e ditur, të gjithë pjestarët e skuadrës por edhe personat e organizuar për organizimin e ndeshjes, iu nënshtruan tamponëve, përgjigjet e të cilëve pritet të merren paraditen e së martë, dhe që në kampin kuqeblu shpresojnë të jenë OK në mënyrë që skuadra dhe stafi të mos kenë asnjë problem në këtë pragndeshje të vështirë ndaj italianeve.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img