Saturday, November 23, 2024

Kombëtarja U-21/Flasin shkodrani Erald Lakti dhe Marsel Ismajlgeci: Japim maksimumin për fanellën kuqezi

Lexo

Shqipëri U-21 është duke zhvilluar përgatitje intensive për ndeshjen eliminatore ndaj Republikës Ҫeke, që do të luhet në transfertë më 6 shtator, në orën 18:00. Trajneri Bushi pasi ka parë ti bashkohen skuadrës elementët e ftuar rishtas pas dëmtimeve dhe problemeve që u shfaqën, është duke zhvilluar nga dy seanca stërvitore në ditë, për të qenë në formë maksimale përpara një transfertë të vështirë.

Për të folur për përgatitjet dhe gjëndjen e skuadrës, fshf.org ka zhvilluar dy intervista me Erald Laktin dhe Marsel Ismajlgecin, që nuk e fshehin kënaqësinë e të qënit në Kombëtare dhe shprehen se objektivat e kësaj skuadre do të jenë maksimale.

Erald Lakti, mesfushori qëndror i dalë nga Fiorentina që aktualisht luan në fomën e huazimit te Lecco, grumbullohet për herë të parë nga trajneri Bushi. “Jam shumë i lumtur që jam këtu, sepse ky është grumbullimi i parë për mua. Kisha marrë një ftesë në muajin mars por për shkak Pandemisë nuk kam pasur mundësi me ardh. Tani ndihem i lumtur. Jemi një ekip shumë i mirë, unë sot zhvillova stërvitjen e parë dhe e shikoj me një perspektivë të mirë ndeshjen me Republikën Ҫeke dhe besoj se do të arrijmë të marrim rezultat pozitiv. Unë shpresoj që të kalojnë fazën e grupeve dhe do të ishte një objektiv dhe arritje shumë e madhe për Kombëtaren tonë. Ndihem shumë mirë fizikisht, në fundjavë kam pasur ndeshje dhe sot u bashkova me skuadrën në stërvitje këtu. E ndjej veten mirë, do të jap maksimumin për fanellën”, ka përfunduar mesfushori Lakti.

Marsel Ismajlgeci, mbrojtësi i majtë i Tiranës, është optimist për rrugëtimin e kësaj skuadre. “Gjithmonë është një nder dhe kënaqësi e veҫantë të ftohesh nga Kombëtarja U-21. Gjëndja e skuadrës është shumë mirë momentalisht. Presim edhe 2-3 lojtarë të tjerë të na bashkohen dhe besoj se do të bëjmë një punë të mirë. Ne shpresojmë që këto eliminatore të arrijmë një sukses të madh duke kaluar në randin final të Kampionatit Europian”, u shpreh Ismajlgeci.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img