Sunday, November 24, 2024

Kosovë-Spanjë, sot ora 20.45 në “Fadil Vokrri”-Dardanët optimistë përballë ish kampionëve të botës

Lexo

Kombëtarja e Kosovës dhe e Spanjës do të ndeshen sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” duke mfilluar nga ora 20:45 në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”. Spanjollët vijnë në këtë ndeshje si kryesues të grupit B me 10 pikë duke u ndjekur nga Suedia dhe Kosova me 9 dhe 4 pikë, Greqia 3 dhe Gjerorgjia 1 pikë.

Ndonëse do të përballen me njërën prej kombëtareve më të forta në Evropë, atmosfera tek kampi i Dardanëve është shumë e mirë dhe të gjithë e presin me entuziazëm dhe dëshirë për t’i dëshmuar vlerat e ekipit në përballjen e sotme. Skuadra është gati për sfiden me spanjollët, me përjashtim të Valon Berishes, i cili për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjen e fundit ndaj Greqisë, është stërvitur i diferencuar gjatë seancës së fundit stervitore.

Në konferencën e dhënë për shtyp në prag të kësaj ndeshje, trajneri i Kosovës, Bernard Challandes dhe futbollisti Florent Hadërgjonaj janë shfaqur entuziastë për një përfaqësim pozitiv ndaj Spanjës. “Nëse do të varej prej meje do të kërkoja nga FIFA që Spanjën mos ta kemi asnjëherë në grupe. Por ta lëmë shakanë anash, pasi Spanja është një kundërshtar shumë i fortë. Ka posedimin e topit, presingun e madh dhe çdo kundërshtar ka telashe të mëdha. Por, edhe ne duhet ta provojmë këtë sikurse ekipet tjera. Kjo do të jetë ndeshje speciale, sepse kundër Spanjës duhet të mbrohemi, jo vetëm Kosova por edhe Italia, Kroacia e skuadrat tjera mbrohen. Dhe, nëse mbrohesh mirë dhe nëpërmjet ndonjë tranzicioni të shpejtë shënon mund të marrësh rezultat të mirë. Të them se do të fitojmë është shumë vështirë, por duhet të përpiqemi”, ka thënë Challandes.

Ndërkohë, për mbrojtësin e krahut Florent Hadërgjonaj, kjo sfidë është shumë e rëndësishme, dhe se Kosova synon të arrijnë diçka historike në duel me Spanjën favorite. “Ndeshje e rëndësishme, shumë e madhe. Na pret dueli me Spanjën, ekipin më të mirë në botë ndër vite. E kemi parasysh se është një ndeshje e jashtëzakonshme, po e presim me padurim. Mund ta tregojmë veten si ekip dhe besoj se do të jemi gati për këtë duel. Spanja ka shumë cilësi dhe këtë e dinë të gjithë. Është një ndeshje e madhe, ne e kemi rastin pasi luajmë në shtëpi dhe dëshira është të bëjmë diçka historike. Shpresoj të jemi të përgatitur mirë dhe si ekip të bëjmë diçka të madhe”, është shprehur përpara gazetarëve, Florent Hadërgjonaj.

Gjithnjë për ndeshjen, Kosovë-Spanjë, drejtuesit e Federatës kjosovare të futbollit kanë sqaruar situatën e pjesëmarrjes së tifozëve në stadium. Dhe, këtë e ka bërë përmes një njoftimi zyrtar për shtyp.

“Federata e Futbollit e Kosovës sqaron opinionin se edhe në ndeshjen Kosovë – Spanjë, në bazë të masave të Qeverisë kundër COVID-19, do të shfrytëzohet vetëm 10 % e kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri” dhe të gjitha biletat jepen falas. Në këtë përqindje përfshihen: stafi organizativ, tifozeria “Dardanët”, ekipet e të dyja kombëtareve dhe zyrtarët.
Të gjithë ata të cilët janë pajisur me bileta kërkojmë që të jenë të përgjegjshëm dhe të mos i keqpërdorin ato. Po ashtu, ftojmë opinionin që të kenë kujdes dhe të mos bien pre e mashtruesve, të cilët mund të vendosin bileta false në treg, pasi të gjithë biletat janë falas dhe e kanë kodin e sigurisë, pa të cilin hyrja në stadium është e pamundur.

Në rast se keni njohuri për keqpërdorim të biletave nga persona të caktuar, ju lusim që ato raste t’i denonconi në policinë e Kosovës.

Sipas rregullave të fundit të qeverisë për mbrojtje nga COVID-19, pjesëmarrësit për të hyrë në stadium duhet që bashkë me biletën të paraqesin edhe njërën prej këtyre dokumenteve:

– Certifikatën e vaksinimit për vaksinën e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19.
– Testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më të vjetër se 72 orë.
– Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik-igG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve.
– Testin e shpejtë antigjen negativ jo më të vjetër se 48 orë.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img