Saturday, May 4, 2024

Starton në “Elbasan Arena”, Shqipëri-San Marino

Lexo

Në stadiumin “Elbasan Arena”, sapo ka filluar ndeshja Shqipëri-San Marino, takim ky i vlefshëm për Grupin I të kualifikuesve “Katar 2022”. Shqipëria e drejtuar nga trajneri Eduardo Reja e ka filluar ndeshjen me këtë formacion:

SHQIPËRI: Strakosha, Mihaj, Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj, Trashi, Bare, Laçi, Bajrami, Uzuni, Manaj. Trajner: Edi Reja. Ndërsa tek skuadra mysafire e San Marinos, trajneri Franko Varrela ka fiksuar këtë formacion:

SAN MARINO: Benedetini, Broli, Fabri, Manuel Batistini, Palaci, Gandoni, Hirsh, Tomazini, Golinuçi, A.Golinuçi, Nani. Trajner: Franko Varrela.

Për t’u theksuar është se në këtë përballje të sotme, kombëtares shqiptare i mungon fizioterapisti i njohur Ylli Mihali, i cili i prekur me Covid 19 është në spital duke marrë shërbimet mjekësore. Në mbështetje të tij, stafi i kombëtares dhe FSHF ka përgatitur një fanelë të personalizuar me emrin e tij, ku shkruhet: Forca Ylli, mos u dorëzo!

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img