16 skuadra në një grup me sistem vajtje-ardhje, ja kalendari i javës së parë
Më datë 11 shtator, do të nisë edicioni i ri i Kategorisë së Parë. Ndryshe nga sezonet e kaluara, skema me atë ndarjen gjeogrike me tre faza nuk do të ekzistojë më, sepse duke filluar që nga dita e shtunë, ky kampionat do të zhvillohet me pjesëmarrjen e 16 skuadrave, të cilat do të ndeshen midis tyre në dy faza, me sistem vajtje-ardhje. Kategoria e parë do të zgjasë 30 javë dhe do të përfundojë më 7 maj të vitit 2022. Në javën e parë të kampionatit, tetë takimet do të luhen ditën e shtunë duke filluar nga ora 16:00. Ndërsa ajo që bie në sy se një pjesë e madhe e skuadrave nuk janë fshehur dhe kanë treguar haptazi se objektivi mbetet promocioni.
Java e parë e Kategorisë së Parë.
Apolonia-Erzeni (Fier, 16:00)
Shkumbini-Vora (Peqin, 16:00)
Maliqi-Lushnja (Korçë, 16:00)
Tërbuni-Burreli (Pukë, 16:00)
Tomorri-Korabi (Berat, 16:00)
Butrinti-Pogradeci (Sarandë, 16:00)
Besa-Turbina (Kavajë, 16:00)
Besëlidhja-Bylis (Lezhë, 16:00)