Friday, April 26, 2024

Pragkampionati i boksit për të rritur. Trajneri shkodran Gjoni: Vllaznia dhe Tirana pretendente, por ne fitojmë titullin kampion!

Lexo

Federata Shqiptare e Boksit organizon javën e arshme në qytetin e Shkodrës, Kampionatin Kombëtar të boksit për të rritur. Do të jenë tre ditë ndeshje, 16-17-18 shtator, për të përcaktuar ekipin kampion të vitit 2021. Për trajnerin e Vllaznisë, Zef Gjoni, pretendentët kryesorë për fitimin e titullit kampion janë Vllaznia dhe Tirana, por që sipas tij, Vllaznia e tij do të jetë kampionia e Shqipërisë për këtë vitë. “Gjendja e Vllaznisë është e mirë, kundërshtari është shumë i fortë. Tirana është përforcuar shumë kësaj radhe, sepse ka patur mbështetjen e Bashkisë. Lufta do të jetë shumë e fortë, pasi boksierët tani pas dy vitesh ngjiten në ring. Ne si Vllazni jemi përgatitur intensivisht me një fazë përgatitore themelore të karakterit fizik të zhvilluar në freskinë e pikës turistike të Thethit, si dhe pjesën tjetër të proçesit stervitor në palestër, mendojmë se kemi ardhur në formën më të mirë sportive duke pasur besim që trofeu do të mbesë në Shkodër”, thotë trajneri i boksit shkodran, Zef Gjoni.

Në cilësinë e trajnerit të kombëtares në boks, Zef Gjoni bën të ditur se mbi bazën e përfundimeve të kampionatit kombëtar do të bëhet dhe përzgjedhja e kuqezinjve për në Kampionatin Botëror, i cili zhvillohet në Serbi muajin ardhshëm. “Atë ditë që do të mbarojnë ndeshjet, ne kemi mundësinë që me fondet e Federatës, 4-5 boksierët më të mirë të marrin pjesë në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në Serbi. Elementët që do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë botëror do të përzgjidhen nga ky kampionat që zhvillohet në Shkodër”, -vijon trajneri Gjoni.

Në mbyllje, trajneri Gjoni, flet për bashkëpunimin që boksi shkodran pritet të ketë me atë hollandez, nisur nga një vizitë e presidentit të Federatës të Boksit të Holandës bërë në palestrën e boksit Vllaznia. “Me pritjen këtu në Shkodër, neve na ka vlejtur shumë, sepse ishte dashamirës. Na ka ftuar që të bëjmë një stërvitje të përbashkët me ekipin përfaqësues hollandez, që do të marrë pjesë në Botëror”, sqaroi më tej trajneri i boksit shkodran Zef Gjoni.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img