Sunday, November 24, 2024

Futboll Femra-Shqipëri-Kosovë, sot ora 19.00 në “Elbasan Arena”, kualifikueset e Kampionatit Botëror “Australi – Zelandë e Re 2023”, flasin titullaret Gjini dhe Hamidi

Lexo

Kombëtarja e futbollit për femra e drejtuar nga trajneri shkodran Armir Grima luan sot ndeshjen e parë eliminatore ndaj Kosovës, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Australi – Zelandë e Re 2023”. Një kombëtare kjo që bazën kryesore e ka tek skuadra kampione, Vllaznia e Shkodrës. Njëra prej titullareve të skuadrës kuqeblu, tashmë titullare edhe e skuadrës kuqezi, Luçie Gjini, së bashku me kolegen e saj, Mimoza Hamiti, kanë folur për pragndeshjen, Shqipëri-Kosovë, takim që luhet sot në stadiumin “Elbasan Arena” duke filluar nga ora 19:00.

“Objektivi kryesor për këto dy ndeshje është ta nisim me këmbë të mbarë. Fokusi kryesor është te ndeshja me Kosovën, duke qenë se është edhe ndeshja e parë për këto eliminatore. Mendoj se do bëjmë një paraqitje të mirë, ku objektiv është edhe të fitojmë ndeshjen dhe të marrim 3 pikët. Grupi është i mirë, harmonia në ekip vazhdon të jetë e mirë. Shumica e vajzave që jemi në skuadër njihemi, pasi kemi një kohë të gjatë që luajmë bashkë me njëra-tjetrën dhe ia njohim shumë mirë lojën njëra-tjetrës. Mendoj se do të bëjmë më të mirën, që të paraqitemi sa më mirë në këto eliminatore. Duke parë edhe rritjen e fundit të Kombëtares tonë, mendoj se do paraqitemi sa më mirë, edhe pse dihet se grupi është shumë i vështirë, do të përballemi me ekipe të vështira. Por nuk do jemi më një ekip që pretendojmë më vetëm të jemi në të njëjtin nivel, por do kemi arritje për t’u renditur sa më lart. I bëj thirrje tifozëve të vijnë të na mbështesin sepse ata janë një motiv plus për ne për të luajtur sa më mirë dhe për të arritur rezultate sa më të mira.”, tha në konferencën për shtyp, durrsakja Luçie Gjini, e cila prej shtatë sezonesh është pjesë e Vllaznisë kampione.

Për Mimoza Hamidin, sulmuesja kuqezi që luan në radhët e Bazelit në Zvicër ekipi po mendon fillimisht vetëm ndeshjen kundër Kosovës, ndërsa shpreson të marrë rezultate pozitive në të dyja ndeshjet. Ajo thekson se skuadra do të japë maksimumin në ndeshjet e grupit F.

Fokusi kryesor është së pari Kosova, ta nisim me këmbë të mbarë ndaj Kosovës dhe sigurisht që do të përgatitemi për ndeshjen tjetër kundër Belgjikës. Gjendja e ekipit është shumë e mirë, kemi harmoni me njëra-tjetrën dhe po përgatitemi shumë mirë për këto dy ndeshje. Shpresojmë se do të kemi rezultate pozitive. Dihet që këto ekipe janë shumë të forta, nuk është grup i lehtë, por do të japim maksimumin në këto ndeshje. I ftoj të gjithë tifozët të vijnë të na përkrahin në “Elbasan Arena”, pasi janë motiv për ne.”, u shpreh Hamidi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img