Monday, May 6, 2024

Futboll Femra-Shqipëria organizatore e ndeshjeve eliminatore për Kampionatin Evropian 2022 U-17

Lexo

UEFA, ka vendosur që Shqipëria të organizojë ndeshjet eliminatore për Kampionatin Evropian 2022 për Kombëtaren e Nën-17-vjeçareve në futboll për femrave. Ky është një lajm i mirë, jo vetëm për ambientin sportiv shqiptar, por edhe për kombëtaren kuqezi e drejtuar nga Agustin Kola, e cila ndodhet në grupin B, së bashku me Malin e Zi dhe Azerbajxhanin.

Nga sa bëhet e ditur, të treja ndeshjet do të zhvillohen në vendin tonë, në datat 24, 27 dhe 30 shtator 2021. Ndeshja e parë e Shqipërisë do të jetë kundër Malit të zi, më 24 shtator, me sfidën që do të luhet në Stadiumin “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 16:00. Tri ditë më vonë, Mali i Zi do të luajë me kundërshtaren tjetër të grupit, Azerbajxhanin, në stadiumin “Elbasan Arena”, po duke nisur nga ora 16:00.

Ndeshja e fundit do të luhet më 30 shtator, mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, në Durrës, duke nisur nga ora 16:00. Shqipëria gjendet në Ligën B dhe do të tentojë kualifikimin dhe ngjitjen në Ligën A. Sipas vendimit të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, Eliminatoret e turneve të Nën-17 dhe Nën-19-vjeçareve të futbollit të femrave janë riorganizuar së fundmi. Ekipet kombëtare janë të ndara në dy liga, A dhe B, me skuadrat e Ligës A që garojnë për t’u kualifikuar në Evropian dhe skuadrat e Ligës B për t’u bërë konkurruese dhe për t’u ngjitur një ligë më lart dhe për të arritur Kampionatin Evropian.

Kalendari i ndeshjeve për Grupin B, Liga B:

24 shtator: Shqipëri – Mal i Zi , “Elbasan Arena”, ora 16:00

27 shtator: Azerbajxhan – Mal i Zi, “Elbasan Arena”, ora 16:00

30 shtator: Shqipëri – Azerbajxhan, “Tropikal”, ora 16:00

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img