Monday, November 25, 2024

Ndërroi jetë nga Covid-19, FSHF një minutë heshtje në ndeshjet e kampionatit shqiptar në nderim të Ylli Mihalit

Lexo

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që në ndeshjet e kampionatit të kësaj jave të mbahet një minutë heshtje në nderim të mjekut fizioterapist të Kombëtares, Ylli Mihali, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

Ylli Mihali u nda nga jeta të hënën e kaluar pas një beteje të gjatë me Covid-19 në moshën 55-vjeçare. Ai u emërua fizioterapist i ekipit Kombëtar të Shqipërisë në vitin 1994 dhe për 27 vjet në këtë pozicion ai shndërrohet në një simbol të Kombëtares.

Në shenjë mirënjohje dhe respekti për kontributin e tij, Federata Shqiptare e Futbollit mori vendimin që të mbahet një minutë heshtje para fillimit të çdo ndeshjeje të kësaj jave, duke filluar që sot në ndeshjen e “Abissnet Superiore”, Dinamo-Laçi e për të vazhduar në të gjithë sfidat e kategorive të tjera që e kanë nisur sezonin.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img