Abissnet Superiore-Gara për titullin, Tirana kryesuese, por Partizanin beson deri në fund për fitimin e trofeut

Lexo

- Reklamë -spot_img

Partizani ndodhet në vendin e dyte te tabeles se klasifikimit me 54 pike, 5 me pak se rivali i tyre i perjetshem Tirana. Demat do te luftojne deri ne fund per te fituar titullin kampion te Abisnet Superiore edhe pse rruga nuk eshte aspak e lehte.

Te kuqte ne 3 javet e ardhme do te luajne 3 ndeshjet me vendimtare te ketij sezonit. Fillimisht presin Kukesin per llogarite e javes se 32-te dhe nje fitore ndaj verilindoreve do ti çonte ne derbin e kryeqytetit me moralin e larte. Pikerisht Tirana do te jete edhe pengesa e vertete e te kuqve ne “Air Albania” qe do te synojne tju marin  nje tjeter 3 pikesh per ta ndezur “flake” te kuqe kryeqytetin.

Nderkoh te Partizani shpresojne se diferenca me Tiranen te jete vetem 2 pike para perballjes ne derbi dhe nje fitore perball bardhebluve do tu jepte vendin e pare teksa te kuqte do te bejne “tifo” per fitoren e Teutes ne fundjave.

Megjithate pas derbit, Partizani do te pres ne “Arenen e Demave” Vllaznine. Nje tjeter kundershtare te forte me kete te fundit qe synon piket per vendin e 3-te. Nese djemte e Koleles arrijne te marrin piket maksimale ne 3 duelet e radhes atehere titulli do te jete ne doren e tyre. Te demat kane nisur “sprinti” final dhe gjithçka duhet te behet siç duhet qe ndaj Kukesit te dielen ne oren 18:00 perndryshe “anija” e italianit permbytet.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

(Video) Fitore shprese për Luftëtarin. Gjirokastritët mundin Burrelin 2-0, por rreziku i rënies në të dytën është akoma prezent

Luftëtari-Burreli 2-0(Shënues:Zani 37',87') Kartonë të verdhë:Bianko 56',Pasmaciu 90+3' Luftëtari:Tahri,Tirso,Diallo,Culli,Zani,Ikeoca,Ramadani(Puci 27'),Cereni,Ziaj(Beji 66'),Stërling,Diamanti(Tuni 83') Trajner:Neritan Novi Burreli:Dani,Fetaj,Dedgjonaj,Mensah,Bianko,Xhakaj(Qeleshi 88'),Mëllugja,Arnold(Koka 46'),Hoti(Pasmaciu 46'),Rrapi(Xhabrahimi 46'),Kabiru(Patushi 71') Trajner:Samuel Nikaj Gjyqtarë:Olsid...
- Advertisement -spot_img