Superiorja kthehet në fundjavë me javën e 17-të. Të shtunën do nisë pikërisht me dy prej skuadrave të cilat mbyllën javën me ndeshjet e djeshme. Partizani dhe Egnatia do të luajnë më datë 16-të,për shkak të angazhimit që do kenë në finalen e Superkupës,më 20 dhjetor.
Kështu takimi i parë do jetë mes Kukësit dhe Partizanit në “Kukës Arena” ora 13:30. Në anën tjetër Egnatia do udhëtojë në transfertë. Dinamo do e presë atë në stadiumin “Niko Dovana” dhe takimi do luhet në 17:00.
E diela ka në kryeqendër klasiken e Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë,që do marrë jetë në “Selman Stërmasi” prej orës 13:30. Po në të njëjtën orë, Erzeni dhe Teuta sfidojnë njëra-tjetrën në “Arena Egnatia”. Skënderbeu në anën tjetër mbyll sërish javën. Korçarët presin në stadiumin e tyre Laçin,me takimin që nis në orën 17:00.
E shtunë
Kukësi-Partizani(13:30)
Dinamo-Egnatia(17:00)
E diel
Tirana-Vllaznia(13:30)
Erzeni-Teuta(13:30)
Skënderbeu-Laçi(17:00)
Fatos LAMAJ