Thursday, May 9, 2024

Shkodrani, Franc Ashiku, kampion kombëtar në Shah për vitin 2023. Për Mjeshtrin Ndërkombëtar, ky është titulli i katërt në karrieren e tij sportive

Lexo

Federata Shqiptare e Shahut, zhvilloi në Tiranë Kampionatin e 79-të të individual shahut për meshkuj, i 46-të për femra dhe i 10-ti, për seniorët +60.  Për meshkujt, titullin kampion kombëtar për vitin 2023 e meritoi shahisti i talentuar shkodran Franc Ashiku i Vllaznisë.

Titullin në fjalë Mjeshtri Ndërkombëtar i shahut Franc Ashiku e arriti përmes një rivaliteti me dhjetë konkuruesit e kategorisë së rritur, ku garën më të fortë e kishte me shahistin e njohur Dhambi Pasko. Një dyshe kjo që gjatë viteve të fundit ka spikatur në konkurencën mes tyre, ku këtë sezon, Ashiku, edhe pse ishte me gurët e zi, që kanë një shkallë vëshirësie më të madhe, arriti të dalë fitues.

Bilanci i Franc Ashikut në këtë kampionat ishte shumë pozitiv, ku në 9 ndeshje të zhvilluara arriti të grumbullojë 7 pikë e gjysmë, pa pësuar asnjë humbje, çka tregon për formën shumë të mirë sportive që ai ka pasur në këtë aktivitet.

Me rezultatet e arritura deri më tani, kampioni Franc Ashiku është Mjeshtër Ndërkombëtar, dhe në të ardhmen synon të fitojë gradën Meshtër i Madh në shah.

“ Për të arritur titullin Mjeshtër i Madh në sportin e shahut, ka një kriter, duhen tre norma ndërkombëtare të plotësuara nga shahisti. Kam një normë për momentin, më duhen të fitoj edhe dy norma që shpresoj t’i arrij në Olimpiada dhe Kampionate Europiane që do të konkuroj vitin e ardhshëm “, spjegon Ashiku.

E veçanta e Franc Ashikut, është se krahas fitimit të titujve kampion në shah, spikat edhe në profesionin e tij të stomatologut, ku komuniteti i qytetit të Shkodrës ku ai shërben në klinikën e tij, e vlerëson si një profesionist të vertetë në profesion. Po, sa të përbashkëta, kanë ato, njëri me tjetrin?

“Të dyja kërkojnë përqëndrim, të dyja kërkojnë kohë. Të dyja duhet me u ba mirë, nuk është se njëra është më e lehtë se tjetra, të dyja këkrojnë përkushtim, edukim në vazhdimësi, kanë shumë të përbashkëta, si çdo fushë tjetër.”, thotë Franci

Duke u kthyer përsëri tek emocionet e Kampionatit Kombëtar Individual të shahut, theksojmë se  në klasifikimin përfundimtar për të rritur, pas vendit të parë që e meritoi Franc Ashiku, në vend të dytë u rendit Mjeshtri Ndërkombëtar, Dritan Mehmeti, ndërsa, në vendin e tretë Mjeshtri i FIDE-s, Zino Veleshnja.

Për femra, titullin kampion e meritoi 13 vjeçarja e talentuar, Kler Çaku e Teutës , në vend të dytë Klean Shuqja e S.K Tirana dhe në vend të tretë veterania, mjeshtrja e mirënjohur, Englantina Shabanaj.

Në disiplinën e seniorëve plus 60 vjeç, vendin e parë dhe titullin kampion e meritoi Sotir Pasko. Në vend të dytë dhe të tretë, u renditën shahistët e klubit të shahut Tropoja, Vladimir Katana dhe Besnik Bajraktari.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img