E nisur dje me dy ndeshjet e para, ku Teuta mundi Kukësin 1-0 dhe Partizani fiton derbin me Tiranën 2-1, sot luhen tre sfidat e tjera të javës së 24-të. Ato janë: Erzeni-Skënderbeu, Laçi-Dinamo dhe Vllaznia-Egnatia.
Pa nënvleftësuar dy ballafaqimet e para që do të luhen në orën 13:30, Erzeni-Skënderbeu dhe Laçi-Dinamo, supersfida e sotme, por pse jo edhe e krejt javës është ajo që do të luhet në orën 17:00, ku stadium “Loro Boriçi”, që parashikohet të ketë rekord spektatorësh do të provojë emocionet e përballes mes kryesueses së kampionatit Egnatia dhe Vllaznisë, e treta në renditje.