Botërori 2026-Grupi E/ Deniz Undav fundos Bregun e Fildishtë në shtesë Gjermania siguron kualifikimin

Lexo

- Reklamë -spot_img

Gjermani-Bregu i Fildishtë 2-1(Shënues: Undav 68’, 90+4’ /Kesi 30’

Gjermania ka arritur një fitore dramatike me rezultatin 2-1 ndaj Bregut të Fildishtë në ndeshjen e dytë të Grupit E të Kupës së Botës 2026 duke siguruar matematikisht kualifikimin në fazën me eliminim direkt.

Sfida e zhvilluar mes dy skuadrave ishte e luftuar deri në sekondat e fundit.

Ishin afrikanët ata që goditën të parët teksa në minutën e 30-të Kesi dërgoi topin në rrjetë dhe kaloi Bregun e Fildishtë në avantazh duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 0-1.

Gjermanët rritën ritmin në pjesën e dytë dhe gjetën golin e barazimit në minutën e 68-të.

Protagonisti ishte Undav i cili përfitoi nga një aksion i mirë ofensiv për të rikthyer ekuilibrat në takim.

Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt barazimit Gjermania goditi në momentin më vendimtar.

Në minutën e katërt shtesë të takimit ishte sërish Deniz Undav ai që u shfaq hero për Gjermaninë duke realizuar golin e përmbysjes dhe duke vulosur fitoren 2-1.

Me këtë sukses skuadra e Julian Nagelsman arrin në kuotën e gjashtë pikëve dhe siguron kalimin në raundin tjetër.

Ndërkohë situata në Grupin E mbetet e hapur për vendin e dytë,pasi Ekuadori dhe Kuraçao do të përballen mes tyre ndërsa një fitore e ekuadorianëve do ta kthente ndeshjen e fundit ndaj Gjermanisë në një duel vendimtar për kualifikimin.

Nga ana tjetër Bregu i Fildishtë mbetet favorit për të siguruar kalimin më tej pasi në sfidën e fundit të grupit do të përballet me Kuraçaon.

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img