Saturday, July 27, 2024

Rikthehet Kumbulla, Bajrami titullar, Rrahmani gol, Napoli shkatërron Sasuolon

Lexo

Vendasit shënuan të parët me Racic, më pas Rrahmani, një tripletë nga Osimhen dhe një dygolësh nga Kvaratskhelia i japin tri pikë skuadrës kampione të Italisë.

Një mbrëmje për tu harruar për Sasuolon, me Bajramin titullar dhe Kumbullën, që u aktivizua në minutën e 77-të në vend të brazilianit Tressoldi në qendër të mbrojtjes në atë humbje 6-1 përballë Napolit, në një festival golash ku mori pjesë edhe Rrahmani.

Triumfi i parë në stolin e Napolit për Francesco Calzona, rifitoi suksesin pas 3 ndeshjesh të thata dhe barazoi Lacion në vendin e tetë, -1 pas Fiorentinës. Në Mapei Stadium, vendasit kaluan të parët në epërsi, me një goditje të bukur të Racic(17′). Megjithatë, kampionët e Italisë përmbysën gjithçka në dy minuta, 29’ dhe 31’, fillimisht me Rrahmanin dhe më pas me Osimhen.

Nigeriani firmosi dopietën në minutën e 41-të dhe tripletën në fillimin e pjesës së dytë pas dhuratës nga Tressoldi (47′). Në pjesën e dytë pati lavdi edhe për Kvaratskhelia (një dopietë). Debutim makthi për Bigica në pankinën e Sassuolos, që mbetet në pozita të vështira në klasifikim.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img