Saturday, May 18, 2024

Abissnet Superiore-Java e 35-të luhet të mërkurën e 8 majit. Spikat, klasikja Tirana-Vllaznia

Lexo

Java e parafundit e kategorisë Abissnet Superiore, ajo e 35-ta, do të luhet mesjavën e ardhshme të 8 majit me të gjitha mdeshjet e planifikuara në të njëjtën orë, 16:00. Një javë që merr një rëndësi shumë të veçantë duke pasur parasysh se janë shumë diskutime të hapura për pozicionet në tabelën e klasifikimit.

Mes tyre, spikat dueli Tirana-Vllaznia, klasikja e futbollit shqiptar, mekuqeblutë udhëtues që e kanë siguruar konkurimin në “Final 4” dy javë para mbylljes së kampionatit dhe Tiranë që lufton për një vend në fazën finale. Renditja brenda “Final Four”, vendi i katërt dhe play-out mund të përcaktohen që në duelet e radhës që luajnë skuadrat.

“MCN” do të transmetojë ndeshjet mjaft interesante për katërshen e parë, Dinamo-Egnatia dhe Tirana-Vllaznia, të cilat mund të rezultojnë përcaktuese për klasifikimin përfundimtar të këtyre skuadrave.

Ndërkohë, sfidat e tjera që ngjallin shumë interes edhe për garën për të shmangur play-out, do të transmetohen përsëri nga platforma “Tring”.

Kalendari i ndeshjeve të javës 35-të të Superiores si dhe TV-të ku transmetohen

Tirana-Vllaznia (MCN)

Dinamo-Egnatia (MCN24)

Erzeni-Teuta (Tring)

Kukësi-Partizani (Tring)

Skënderbeu-Laçi (Tring)

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img