Monday, April 29, 2024

Abissnet Superiore-Java e Dytë/Hap i gabuar i bardhebluve, Tirana-Egnatia, barazim 1-1

Lexo

Konsiderohej një ndeshje e lehtë në letër për Tiranën kur për javën e dytë përballë kishte një skuadër debutuese si Egnatia, por përfundimi foli ndryshe. Bardheblutë zhgënjejnë duke barazuar në shtëpi me rezultatin 1 me 1, takim ky ku fjalën kryesore e thanë polemikat në lidhje me vendimet dhe mos vendimet e diskutueshme që lidhen drejtëpërdrejtë me sistemin VAR. Gjyqtari Laver Alla u konsultua, vendosi metër të barabartë gjykimi në dy raste të dyshimta, ndërsa bardheblutë largohen me kokën pas nga sfida e javës së dytë kundër debutuesve të Egnatias, që fituan pikën e parë të sezonit. Skuadra e ish-trajnerit bardheblu, Gugash Magani barazoi 1-1 në “Selman Stermasi” pasi arriti tu rezistonte vendasve që shënuan golin e parë të sfidës me Seferin pas një pjese të parë shumë të vuajtur.

Dominim bardheblu që në frymën e pare, por raste të vakëta dhe pak shkëndija interesante, ndërsa ndryshe nga 90 minutëshi i pare, rrogozhinasit ngritën një mur të lartë e të fortë për t’u bërë ballë sulmeve të vendasve. Seferi, me diferencë të dukshme nga shokët e tij të skuadrës, tentoi marshin e diferencës me kundërshrarët dhe lojtari i Kombëtares u shpërblye pak pas rikthimit të skuadrave në fushën e lojës. Lojtari i lindur në Kumanovë surprizoi Pujën me një super realizim nga distanca.

Gol i rëndësishëm por jo vendimtar për fatet e ndeshjes pasi Tirana e pësoi nga një tjetër gol spektakolar, këtë herë i gatuar në këmbët e një tjetër lojtari të lindur në Maqedoninë e Veriut, Demir Imeri, i cili shtangu Bekajn me një të djathtë të cilën portieri nuk do të mund ta parandalonte dhe parashikonte në asnjë rrethanë. Por nëse deri në këtë moment fjalën krysore e tha futbolli, polemikat i ngjitën në skenë. Xhixha protagonist dhe Seferi finalizuas në një aksion ku ish sulmuesi i Laçit u konsiderua në pozicion pasiv jashtë loje nga kryesorei Laver Alla pas rreth 7 minutave bllokim.

Një vendim që mund të ngjallë shumë polemika ndërsa Tirana nuk u kushtëzua dhe vazhdoi ofensivën drejt portës mike por sërish në minutën e 6 shtesë një tjetër episode shumë i dyshimtë shkaktoi zemërim në pankinën bardheblu. Ngo’o në nëj kontakt me mbrojtësin Krivanjeva u rrëzua në zonë por në këtë rast nuk ishin premisat për t’u konsultuar me VAR-in edhe pse rishikimi i këtij momenti mund të kishte hedhur më shumë dritë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img