Thursday, May 16, 2024

Abissnet Superiore-Java e pestë do të luhet në dy ditë, 22-23 shtator. Spikat derbi i kryeqytetit, Partizani-Dinamo, Vllaznia pret Teutën në Shkodër

Lexo

Java e 5-te e “Abisnet Superiore” do te luhet ne dy dite, 22 dhe 23 shtator. Te premten jan parashikuar te zhvillohen 2 takime. Ne fakt ne daten 22 do te zbresin ne fushe skuadrat kryeqytetase. Fillimisht ne oren 15:00 ne “Selman Stërnasi” do te luhet takimi mes Tiranes dhe Erzenit.

Bardheblute duan nje tjeter 3 pikesh per te “blinduar” vendin e pare ne klasifikim, ndersa shijakasit kerkojne te vazhdojne me serine  e fitoreve ne kampionat.  Nderkohe ne oren 18:00 do te jete radha e Partizanit dhe Dinamos per te “luftuar” mes tyre per piket e kesaj jave.

E gjithe vemendja do te jete ne “Elbasan Arena” duke nisur qe nga ora 18:00, ku “Blute” dhe “Demat” do te zhvillojne mes tyre edhe derbin e pare te ketij sezoni. Ashtu si “nendetesja” edhe te kuqte do te hyjne ne fushe vetem per fitoren, pasi kerkojne te renditen mes ekipeve te kreut.

Nderkohe te shtunen jan ne program 3 sfida. Ne oren 15:00 ne “Egnatia Arena”  do te luhet dueli mes Egnatias dhe Laçit. Nderkohe ne oren 18:00 do te sfidohen ne Korçe, Skenderbeu dhe Kukesi.

Takimi i fundit do të jete mes Vllaznise dhe Teutes qe do te luhet ne “Loro Boriçi” duke nisur qe nga ora 20:15.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img