Monday, May 20, 2024

Abissnet Superiore-Mbyllen të 5 duelet e javës së 35-të. Egnatia mban vendin e parë, Partizani ngjitet në vendin e dytë, Vllaznia zbret në të tretin

Lexo

Janë mbyllur ndeshjet e javës së parafundit e 35-të të Abisnet Superiore. Në këto 5 sfida janë shënuar vetëm 4 gola,por me renditjen që ndryshoi terësisht.

Partizani fitoi në transfertë përballë Kukësit,3 pikësh që i kalon “Demat” në vendin e dytë, teksa Vllaznia zbret e 3-ta pas barazimit 0-0 me Tiranën në “Air Albania”.

Laçi në krahun tjetër barazoi me Skënderbeun me rezultatin 1-1, me korçarët që kapin vendin e 4-të me 48 pikë. Me pikë më pak janë Tirana dhe Dinamo që u mposht nga Egnatia 0-1. Këta të fundit,blindojnë vendin e parë me 63 pikë.

Ndërsa një tjetër rival që i është shtuar luftës për Final 4 është Teuta. “Djemtë e Detit” triumfuan në derbin e Durrësit,duke mposhtur Erzenin me rezultatin 0-3 dhe shkojnë në kuotën e 47 pikëve.

Rezultatet e javës së 35-të të Abissnet Superiore

Dinamo-Egnatia 0-1

Kukësi-Partizani 0-1

Skënderbeu-Laçi 1-1

Tirana-Vllaznia 0-0

Erzeni-Teuta 0-3

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img