Sunday, February 25, 2024

Abissnet Superiore nesër në fushë, java e 20-të luhet në dy ditë

Lexo

Pas ndeshjeve të ditës së djeshme Abissnet Superiore do të rizbresë në fushën e lojës, për të zhvilluar ndeshjet e javës së 20-të të saj. Kjo javë do të luhet në dy ditë, të premten dhe të shtunën.

Nesër, me datë 19, do të luhen dy ndeshje në dy orare të ndryshme. Kukësi-Egnatia është ndeshja që “ngre siparin” e javës së 20-të, ora 13:30 në “Kukës Arena”. Verilindorët janë të “dënuar” vetëm për fitoren, në mënyrë që të kalojnë krizën e rezultateve negative. Nga ana tjetër rrogozhinasit janë më të motivuar se kurrë për një tjetër rezultat pozitiv që do t’i mbante me diferencë ndaj ndjekësve.

Ndeshja tjetër është ajo mes Teutës dhe Tiranës, takim që do të zhvillohet në “Niko Dovana” ora 17:00, ku Teuta vjen pas humbjes në javën e 19-të dhe do kërkojë rikthimin te fitorja për të shpresuar largimin nga vendi i fundit, ndërsa kryeqytetasit nga ana tjetër synojnë të mbajnë hapin e kryesuesve dhe ndaj “djemve të detit” tentojnë një tjetër fitore pas asaj ndaj Dinamos.

Dita e shtunë ka rezervuar 3 sfidat e tjera. Erzeni-Vllaznia në “Egnatia Arena”, ora 13:30. Shijakasit pas barazimit me Laçin tentojnë dhe kërkojnë fitoren për t’iu larguar sa më shumë zonës së ftohtë, ndërsa përballë do të kenë skuadrën e momentit në Superiore. Shkodranët prej 4 javësh kanë arritur të  “korrin’ vetëm fitore dhe ndaj shijakasve synojnë një tjetër 3 pikësh që do t’i mbante në “Final – Four”.

Në orën 17:00 do të luhen dy takime paralelisht në Tiranë dhe Korçë. Në “Arenën e Demave” do të sfidohen mes tyre Partizani dhe Laçi. Demat nuk duan hapa fals në shtëpi dhe ndaj kurbinasve do të luftojnë për një tjetër 3 pikësh, ndërkohë skuadra e Mirel Josës synon që të rikthehet te fitorja pikërisht në kryeqytet ndaj demave.

Ndërsa në Korçë, Skënderbeu pret Dinamon. Korçarët prej 4 javësh nuk e njohin fitoren dhe synojnë që para tifozëve të tyre të “shkelmojnë” krizën, ndërkohë Dinamo pas humbjes “dramatike” me Tiranën kërkon të bëjë “autokritikë” ndaj korçarëve.

Java e 20-të “Abissnet Superiore“-s:

E premte, 19 janar

13:30 Kukësi – Egnatia

17:00 Teuta – Tirana

E shtunë, 20 janar

13:30 Erzeni – Vllaznia

17:00 Partizani – Laçi

17:00 Skënderbeu – Dinamo

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img