Sunday, September 8, 2024

“Abissnet Superiore” –Nis sot, java e parë e fazes së katërt. Spikat, kryesfida e zonës Europiane, Vllaznia-Erzeni

Lexo

Kategoria Superiore e futbollit shqiptar, luan tre nga pesë takimet e javës së parë të fazës së katërt, që sipas radhës i takon, e 28-ta. Emocionet e kësaj dite fillojnë në orën 15:00 me duelin e mbijeteses, Kastrioti-Bylis, duke vijuar me dy sfidat e tjera të orës 18:00, Teuta-Laçi, si dhe Vllaznia-Erzeni.

Pa anashkuar dy ballafaqimet e para në stadiumin e Kamzës dhe atë “Niko Dovana”, ku krutanët dhe durrsakët pritës do të kërkojnë fitoret tre pikëshe, me shumë intyeres pritet edhe dueli i “Loro Boriçi”, ku kuqeblutë të përfshirë në krtizë rezultatesh presin Erzenin e Shijakut, skuadrën që i ka marrë 7 pikë në tre sfidat e javëve të mëparshme.

Me interes për t’u parë në ndeshjen e Shkodrës është debutimi i trajnerit të ri në stolin e kuqebluve, maqedonasit, Goce Sedloski, i cili ka deklaruar se do ta nisë me fitore përvojën e tij të re në pankinë kuqeblu.

Kalendari i ndeshjeve të javës së 28-të-Abissnet Superiore:

Kastrioti-Bylis, ora 15:00

Vllaznia-Erzeni, ora 18:00

Teuta-Laçi, ora 18:00

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img