Tuesday, October 8, 2024

“Tornei Giovanili Sicilia”, Vllaznia U-17, e para e grupit, siguron finalen e madhe

Lexo

Pjesëmarrja e dy ekipeve të Akademisë së Futbollit Vllaznia në “Tornei Giovanili Sicilia” që po zhvillohet në Itali, ka rezoltuar pozitive. Përpos sukseseve në fushën e lojës, ku njëra prej skuadrave, ajo U-17 është renditur e para në grupin e saj duke siguruar finalen e madhe të turneut, prania e këtyre dy ekipeve në këtë turne po shfrytëzohet në mënyrën më të mirë për vëzhgimin nga ana e menaxherëve të futbollit, të cilët kanë nisur piketimin e elementit cilësor.

Pozitive për dy skuadrat shkodrane është se në krye të delegacionit kuqeblu për këtë turne është njëri prej zyrtarëve më të lartë të klubit kuqeblu, sekretari i përgjithshëm, Blendi Dibra, i cili krahas takimeve me homologë të tij në klubet pjesëmarrëse të turneut, po mban lidhje të afërta edhe me menaxherët përkatës.

Ndërkohë, sa i takon ballafaqimit në fushën e lojës, ekipi U-17 ka bërë figurën më të mirë sportive. Skuadra e drejtuar nga trajnerët Gilman Lika dhe Denis Zmijani kanë arritur të sigurojnë vendin e parë në grupin e tyre duke u kualifikuar në finalen e madhe të turneut.

Dy ndeshjet kryesore që sollën suksesin e 17 vjeçarëve kuqeblu, ishin ato kundër Sporting Cefalu 4-0 dhe Invictus, ndeshje këto që u fituan respektivisht, 4 me 0 dhe 7 me 0.

Në sfidën e parë, autorë të golave për kuqeblutë ishin Pepnikaj, Bushati, Spahija, dhe Hotaj. Ndërsa, në të dytën, 3 gola i përkasin Kubazit, 2 Likës dhe nga 1, Ara dhe Çelepija.

Edhe pse nuk arriti të mbërrijë në finale, një prezantim të mirë ka bërë edhe ekipi U-15, i cili pas barazimit 2-2 me Segaton me golat e Prendit dhe të Shurbanit, arrin një fitore të thellë 9-0 ndaj Akademia Bagheria, ku autorë të golave, janë: Fusha, Cani, Prendi, Gruda, Duka, Cani.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img