Tuesday, May 21, 2024

Kategoria e Parë-Sot, dy ndeshjet e fundit të javës së 22-të: Turbina-Dinamo, Korabi-Oriku

Lexo

 

Kategoria e parë e futbollit shqiptar luan sot dy ndeshjet e fundit të javës së 22-të, të cilat nisin në 15:00. Në stadiumin e Cërrikut, është mysafire Dinamo, e cila duke përfituar nga barazimi id y rivaleve, Flamurtari-Skëndërbeu, kërkon fitoren tre pikëshe, për të marrë kreun e renditjes duke mbajtur seriozisht në garë për kualifikimin në Superiore. Por, nga ana tjetër, cërrikasit, pasi kanë marrë tre pikë në tavolinë javën e kaluar në transfertën pukjane, kërkojnë pikë të tjera të konfirmuar qëndrimin në kategorinë e parë.

Po aq e fortë dhe me rivalitet pritet edhe sfida tjetër që do të lohet në Peshkopi në mes Korabit vendas dhe Orikut mysafir. Edhe këtu përballje me kahe të kundërta, me dibranët që kanë objektiv Superioren dhe Orikun që rrezikon në grupin e skuadrave të fundit në renditje

Më herët. Java e 22-të e kategorisë së parë ka regjistruar këto rezultate: Lushnja-Luzi 2-0, Apolonia-Burreli 2-1, Flamurtari-Skënderbeu 0-0, Besëlidhja-Tomorri 0-1.

Ndeshjet e javës së 22-të të Kategorisë së Parë

Luzi-Lushnja, 2-0

Apolonia-Burreli, 2-1

Flamurtari-Skënderbeu, 0-0

Besëlidhja-Tomorri, 0-1.

Sot

Trbina-Dinamo, ora 15:00

Korabi-Oriku, ora 15:00

Besa-Tërbuni (3-0 në tavolinë)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img