E planifikuar të luhyet në dy ditë, java e 22-të e kategorisë Superiore nisë sot me tre dule, të cilat për nga çiftet e formuara, pritet të jenë shumë të dyluftuara. Përballje, që kanë në focus Europën dhe mbijeteses.
Laçi-Bylis, Teuta-Kukësi dhe Partizani-Erzeni, janë tre çiftet që do të ndeshen sot. Kurbinasit luajnë në shtëpi duke filluar nga ora 13:00 dhe kërkojnë tre pikët për të qenë në garën për Europë, ndërsa ballshiotët nga ana tjetër vazhdojnë të qëndrojnë në zonën e ftohtë të mbijetesës dhe duan të dalin menjëherë nga aty.
Një sfidë e tëra për mbijetesen është ajo që do të luhet nga ora 16:00 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit në mes Teutës dhe Kukësit. Të dyja skuadrat ndodhen me pikë të barabarta në renditje dhe fitorja duket se është kushti i tyre i vetëm.
Ndërkohë, ndeshja e fundit e ditës së sotme për kategorinë Superiore është ajo në mes Partizanit dhe Erzenit, e planifikuartë luhet në stadiumin “Partizani” duke filluar nga orë 19:00. Vendasit e teknikut Kolela kërkojnë të ecin tashmë me ritmin e pretendentit për titull, përballë një Erzeni spektakolar këtë sezon, me objektiva të zonës Europiane.
Ndeshjet e sotme e Abissnet Superiore
Laçi – Bylis, ora 13:00
Teuta – Kukësi, ora 16:00
Partizani-Erzeni, ora 19:00
Nesër
Kastrioti-Tirana, ora 13:00
Egnatia:Vllaznia, ora 13:00