Friday, May 17, 2024

“Abissnet Superiore” për vajza, takimet e para të “Final 4” luhen të premten

Lexo

“Final 4” për vajza do të ngrejë siparin ditën e nesërme me takimet e para gjysmëfinale, Partizani – Vllaznia dhe Tirana – Apolonia.

Në “Arenën e Demave” Partizani do të presë Vllazninë në orën 12:00, ndërsa në kompleksin “Skënder Halili” Tirana do të përballet me Apoloninë, në 16:00.

Ky do të jetë akti i parë në “Final 4” pasi në këtë fazë ndeshjet do të zhvillohen me takime vajtje-ardhje.  Më datë 7 maj do të luhen edhe takimet e dyta ku do të vendoset gjithçka përsa i përket kualifikimit.

Në rast barazimi tё rezultateve pas dy takimeve tё lojës sё rregullt, skuadra e renditur mё mirё nё klasifikim kualifikohet pёr nё ndeshjen finale.

Finalja e madhe që do të përcaktojë edhe kampionen e këtij edicioni do të luhet më 11 maj në “Shtëpinë e Futbollit”.

Dy ekipet që nuk kalojnë në finale do të zhvillojnë një ndeshje me një takim, për të përcaktuar vendin e tretë dhe të katërt, me ndeshjen që do të luhet po në “Shtëpinë e Futbollit”.

Ekipi kampion i “Abissnet Superiore” për vajza do të përfaqësojë Shqipërinë në raundin para-eliminator në UEFA Champions League.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img