Saturday, July 27, 2024

Abissnet Superiore-Sot, dy ndeshjet e fundit të javës së 13-të: Vllaznia-Laçi dhe Skënderbeu-Teuta

Lexo

Superiorja do të luajë ditën e sotme dy sfidat e fundit të javës së 13-të. Të dyja takimet do të startojnë në të njëtën orën 17:00, teksa do të luhet në aksin Shkodër-Korçë.

Me shumë interes pritet përballja mes Vllaznisë dhe Laçit. Kjo sfidë do të luhet në “Loro Boriçi”, ku do të luftohet për çdo centimetër të fushës. Shkodranët kërkojnë rikthimin te rezultatet pozitive, dhe të njëjtën gjë kërkojnë edhe kurbinasit. Të dyja ekipet kanë detyrim vetëm fitoren, bardhezinjtë për “Final-Four” ndërsa kuqeblutë për t’iu larguar zonës së ftohtë, por për të parë më pas edhe më tej, drejt katërshes finalist.

.Skënderbeu dhe Teuta, do të përplasin brirët në Korçë, në sfidën që kosiderohet për “jeta e vdekje” për të dyja skuadrat që rrezikojnë seriozisht rënien nga Superiorja.  Korçarët për më shumë se 5 javë nuk e njohin fitoren, ndërsa gjithashtu edhe durrsakët prej 3 ndeshjesh nuk marrin dot fitore. Ivan Gvozdenoviç kërkon fitoren që do e bënte pjesë të “Final-Four”,ndërsa “Djemtë e detit” kërkojnë 3 pikët për t’iu larguar fundit.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img