Saturday, July 27, 2024

Klodian Shahini, gjykon sot, Vllaznia-Laçi, ora 17:00, në “Loro Boriçi”

Lexo

Durrsaku, Klodian Shahini, i ndihmuar nga bashkëqytetari i tij, Flamur Lama, së bashku me vlonjatin Renato Malaj, janë treshja e gjyqtarëve të caktuar nga FSHF për të gjykuar ndeshjen e sote, duke pasur si arbitër të katërt, vlonjatin tjetër, Ermis Çelaj, Vllaznia-Laçi, takim i cili do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 17:00.

Po, për këtë ndeshje, në sistemin VAR dhe AVAR, janë Juxhin Xhaja dhe Feliks Kolleshi, që të dy të kolegjumit të Tiranës. Ndërkohë që delegat, është, Uvil Zajmi dhe vëzhgues, Arben Molla, që të dy nga Tirana.

Në të njëjtën kohë, Veriu Sport, mëson dhe trupën gjykuese të ndeshjes tjetër paralele që do të luhet në njëjtën orë, në stadiumin “Skënderbu” të Korçës, në mes skuadrës vendase me të njëjtin emër dhe Teutës mysafire.

Trupat gjykuese të të dy ndeshjeve të sotme të Superiores

Vllaznia-Laçi

Arbiter kryesor:Klodian Shahini(Durrës)

Asistent 1:Fatmir Lama(Durrës)

Asistent 2:Renato Malaj(Vlorë)

Aebiter i 4:Ermis Çelaj(Vlorë)

Var:Juxhin Xhaja(Tiranë)

Avar:Feliks Kolleshi(Tiranë)

Skënderbeu-Teuta

Gjyqtarë: Olsid Ferataj(Patos), Egin Doda(Tiranë), Endri Mehmetaj(Fier), Erjon Bylykbashi(Elbasan). VAR: Enea Jorgji(Elbasan)-AVAR: Silvio Dyrmishi(Elbasan).  Delegat: Ilirjan File(Elbasan)-Vëzhgues: Sokol Çekaj(Laç).

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img