Sunday, May 19, 2024

Abissnet Superiore-Sot dy ndeshjet e fundit të javës së 7-të: Kukësi-Bylis dhe Kastrioti-Teuta

Lexo

Kategoria Supoeriore e futbollit shqiptar luan sot dy ndeshjet e radhës së javës së 7-të duke përballë dy çiftet Kukësi-Bylis dhe Kastrioti-Teuta. Sipas kalendarit të FSHF-së, që të dy ndeshjet në fjalë do të luhen në orën 15:00 dhe janë të fundit që mbyllin javën e shtatë të Superiores.

Incidentet e tifozëve në ndeshjen me Partizanin i kanë kushtuar rëndë verilindorëve, pasi sot, ato do të luajnë me një stadium të boshatisur si rezultat i dënimit të dhënë nga komisioni i disiplinës.

Pozitive për skuadrën e drejtuar nga Enkeleid Dobi është fitorja e arritur javën e kaluar ndaj Laçit në transfertë duke i dhënë një frymëmarrje futbollistëve, të cilët në këtë ndeshje pritet të luajnë më të çliruar emocionalisht.

Nga ana tjetër, edhe mallakastriotët e drejtuar nga Arian Bellai, po kalojnë momente shumë të mira, ndaj sfida e sotme, Kukësi-Bylis pritet të jete shumë interesante.

Një beteje më vete pritet të jetë sfida tjetër, Kastrioti-Teuta që luhet në stadiumin e Kamzës. Dy skuadra që nuk po kalojnë një gjendje të mirë në këtë fazë të parë të kampionatit. Krutanët me 6 pikë dhe durrsakët me 4 pikë në renditje do të kërkojnë fitoren sot me synim ngjitjen në tabelë.

Java e shtatë e Superiores filloi ditën e premte me tre ndeshjet e para, ku padyshim ai më e rëndësishmja u luajt në stadiumin “Loro Boriçi”, ku Partizanin mori një fitore me shumë vlerë duke mundur Vllazninë vendase me rezultatin 1-2. Dy takimet e tjera, Laçi-Tirana dhe Erzeni-Egnatia u mbyllen në baarzi, i pati 3-3 dhe i dyti 0-0.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img