Saturday, May 4, 2024

Abissnet Superiore-Sot Egnatia-Kastrioti 13.45 dhe Skëndërbeu-Vllaznia 16.45, për javën e katërt

Lexo

Pas ndeshjes të së premtes, asaj Dinamo-Partizani që u mbyll në barazim 1 me 1, java e katërt e kategorisë Abissnet Superiore vijon edhe me dy ndeshje të tjera. E para luhet në orën 13:45, në stadiumin “Arena Egnatia” të Rrogozhinës në mes skuadrës venda

se Egnatia dhe Kastriotit mysafir. Ndërkohë, ndeshja e dytë është ajo në ems Skënderbet dhe Vllaznisë, takim ky që starton në orën 16.45 në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës.

Sa i takon sfidës, Skëndeërbeu-Vllaznia, bazuar në situatën aktuale të dy kampeve përkatëse, që të dyja skuadrat duket se janë të plota në organikë, çka i jep mundësinë trajnerëve kundërshtarë, Memëlli dhe Brdariç të bëjnë zgjedhjet e duhura për njëmbëdhjetësin e parë.

Nga sa është bërë e ditur, Memelli i ka qëndruar besnik skemës me një mbrojtje me shumë forca. Kur skuadra sulmon është 3-5-2, ndërsa në fazën mbrojtëse bëhet 5-3-2. Ndërkohë, në kampin kuqeblu, në krahasim me ndeshjen e mëparshme, Brdariç në këtë sfidë do të ketë jo pak lëvizje në formacionin e parë. Burime nga stafi teknjik bëjnë të ditur se se ato vijnë në repartin e mbrotjrs, ku aktivizimi në qënëdër i senegalezit Dianje sposton kapitenin Gurishta në krah e tij original, atë të djathtin. Dhe, së bashku me të lëviz edhe Ardi Kruja duke lënë krahun e djathtë të mbrojtjes ku luajti në tre ndeshje për nevoja të skuadrës duke u spostuar si mesfushor i djathtë. Po kështu, lëvizje pritet të ketë edhe në vijën e parë të sulmit, kun ë vend të Aralicës mund të aktivizohet Gjorgjeviç.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img