Superiorja ditën e sotme do të luaj ndeshjet e mbetura të javës së 10-të. Tre supersfida janë në program,të cilat marin vëmendjen dhe luhen në dy orare të ndryshme.
Kështu spektakli do të fillojë që në orën 17:00, ku paralelisht do të luhet në Elbasan dhe Korçë. Në “Elbasan Arena” sfidohen mes tyre Elbasani dhe Skënderbeu. Vendasit kërkojnë rikthimin te fitorja pas 2 barazimeve radhas,ndërsa korçarët pas fitores me Bylisin synojnë vazhdimësinë edhe ndaj kundërshtarit të sotëm.
Ndërkohë në stadiumin “Skënderbeu” do të përballen mes tyre Tirana dhe Laçit. Bardheblutë do të luajnë si pritës,ndërsa përballë kanë një nga kundërshtarët më të ëvshtirë. Bledi Shkëmbi do të tentojë të rikthejë bardheblutë te fitorja në kampionat,pasi iu mungon prej 2 sfidash,ndërsa nga krahu tjetër kurbinasit e Morieros synojnë fitoren e dytë sezonale.
Në orën 19:30 e gjithë vëmendja do të jetë në Shkodër. Në “Loro Boriçi” do të përplasin brirët mes tyre Vllaznia dhe Partizani. Dy ekipe që janë pretendente në këtë sezon në Shkodër do të bëjnë llogaritë e kësaj jave. Në lojë është kreu i klasifikimit,pasi vetëm 2 pikë i ndajnë ekipet në renditje.
Fatos LAMAJ