Friday, May 24, 2024

“Abissnet Superiore”, zbardhet kalendari i javës së 4-t & dhe 5-të të kampionatit

Lexo

Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar kalendarin e javës së 4-t dhe të 5-të të kampionatit “Abissnet Superiore”. Sipas kalendarit, ndeshjet e javës së katërt do të luhet të ndara të tre ditë dhe do të nisin më 9 shtator me duelin Teuta-Kukësi, që zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”, duke filluar nga ora 17:45.

Më datën 10 shtator do të luhen dy ndeshjet e radhës, që fillojnë që të dyja në ora 17:00, me Kastrioti-Tirana që zhvillohet në stadiumin e Kamzës, ndërsa Egnatia-Vllaznia zhvillohet në stadiumin e Rrogozhinës.

Java e katërt mbyllet me dy ndeshjet e datës 11 shtator e më konkretisht Laçi-Bylis, që nis në ora 15:00 në stadiumin e Laçit dhe Partizani-Erzeni që nis në ora 17:45 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Edhe ndeshjet e javës së 5-të do të luhen të ndara në tre ditë, ndërsa siparin e ngre sfida Tirana-Teuta, që luhet më 16 shtator duke nisur nga ora 16:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Më datë 17 shtator në stadiumi e Ballshit në ora 15:00 luhet ndeshja Bylis-Egnatia, kurse më 17:45 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit zhvillohet Erzeni-Laçi.

Më 18 shtator në “Kukës Arena” në ora 15:00 luhet Kukësi-Partizani dhe në ora 17:45 zhvillohet ndeshja përmbyllëse e javës Vllaznia-Kastrioti në stadiumin “Loro Boriçi”.

Më poshtë edhe kalendari i javës së 4-t dhe të 5-të të “Abissnet Superiore”:

 “Abissnet Superiore”-Java e  4

1 Partizani-Erzeni 11/09/2022 17:45 Elbasan
2 Laçi-Bylis 11/09/2022 15:00 Laç
3 Kastrioti-Tirana 10/09/2022 15:00 Kamëz
4 Teuta-Kukësi 09/09/2022 17:45 Durrës
5 Egnatia-Vllaznia 10/09/2022 15:00 Rrogozhinë

 

“Abissnet Superiore”-Java e  5

Nr. Ndeshja Data Ora Vendi
1 Bylis-Egnatia 17/09/2022 15:00 Ballsh
2 Erzeni-Laçi 17/09/2022 17:45 Durrës
3 Kukësi-Partizani 18/09/2022 15:00 Kukës
4 Tirana-Teuta 16/09/2022 16:00 Tiranë
5 Vllaznia-Kastrioti 18/09/2022 17:45 Shkodër

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img