Saturday, July 27, 2024

Pas pak, Tirana-Vllaznia, java e tretë e Abissnet Superiore. Zbardhen formacionet e skuadrave. Kuqeblutë pa titullarët, Latifi, Hakaj dhe Hoxhaj

Lexo

Pas pak në qilimin e blertë të stadiumit “Selman Stërmasi” nis beteja e ndeshjes Tirana-Vllaznia e vlefshme për javën e tretë të Abissnet Superiore. Dy ekipet, të cilët janë të parat që hapin sot serinë e ndeshje të javës së tretë, konsiderohen si dy ekipet më të forta dhe më pretendente për fitimin e titullit kampion.

Tirana, kampione në fuqi renditet në vendin e tretë me 4 pikë, një barazim me Kukësin dhe fitore me Egnatian, ndërkohë që Vllaznia që e nisi me humbje kampionatin me Erzenin debutues dhe fitoi më pas me Kukësin, është e gjashta në renditje me 3 tre pikë.

Pak çaste përpara startit zyrtar të kësaj ndeshje, trajnerët respektive, Orges Shehi i Tiranës dhe Mirel Josa i Vllaznisë kanë zbardhur formacionet zyrtare.

Ajo që të bën përshtypje tek Vllaznia ka të bëjë me mungesën e tre futbollistëve titullarë. Në fakt, gjatë konferencës për shtyp dhënë paraditen e djeshme, tekniku i kuqebluve deklaroi për vetëm një mungesë, atë të kosovarit Liridon Latifi.

Por, duket se gjërat nuk kanë shkuar mirë edhe për dy titullarë të tjerë, mbrojtësin Ersin Hakaj dhe mesfushorin sulmues Ardit Hoxhaj, të cilët si rezultat i dëmtimeve nuk janë përfshirë në formacionin anti-Tirana.

Mungesat e tyre, stafi teknik I ka zgjidhur duke i zëvendësuar me Smajlin në krahun e majtë të mbrojtjes dhe Herald Markun në mesfushë

Formacionet zyrtare

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Zhivanaj, Përgjoni, Aleksi, Limaj, Kallaku, Ismajlgeci, Hasani, Xhixha. Trajner: Orges Shehi.

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Smajli, Boshnjaku, Jonuzi, H.Marku, Heriç, Mala, Kaina. Trajner: Mirel Josa.

GJYQTARË: E.Jorgji, D.Rexha, R.Çokaj

VAR: F.Lata; AVAR: N.Bregasi

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img