Monday, May 20, 2024

“Acqua Julia”, sponsori më i ri i KF Vllaznia

Lexo

Sesoni i ri futbollistik e gjen Vllazninë edhe me një sponsor të ri. Bëhet fjalë për ujin e pijshëm që i përket kompanisë “The Water Co”, e cila është në treg me ujin e markës “Acqua Julia”.

Marrëveshja në fjalë është nënshkruar mbrëmjen e sotme në mes presidentit të KF Vllaznia, Alban Xhaferi dhe administratori i kompanisë “The Water Co” z. Alban Kasa. Madje, që në seancën e sotme uji i kompanisë “The Wter Co”, Asqua Julia është konsumuar nga futbollistët kuqeblu gjatë zhvillimit të stërvitjes.

Më poshtë, mund të lexoni njoftimin për shtyp të përcjellë nga zyra e shtypit prana KF Vllaznia:

“Acqua Julia” do të jetë sponsori më i ri i KF Vllaznia për sezonin e ri futbollistik 2023-2024.

Presidenti i KF Vllaznia z.Alban Xhaferi dhe administratori i kompanisë “The Ëater Co” z. Alban Kasa, kanë nënshkruar në ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi” marrëveshjen njëvjeçare të bashkëpunimit për t’i ofruar Klubit të Futbollit Vllaznia ujin e pijshëm të markës së njohur “Acqua Julia”.

Me këtë rast falenderojmë drejtuesit e kompanisë “The Ëater Co” për mbështetjen dhe kontributin e tyre!

Në këtë fillim sezoni sportiv, KF Vllaznia do të mbetet gjithmonë e hapur për të gjitha bizneset të cilat dëshirojnë të reklamojnë markat e tyre ne interesin reciprok.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img