Saturday, July 27, 2024

(Video) Paulin Ndoja, thirrje tifozërisë shkodrane për të mbushur “Loro Boriçin”. Ish portjeri i Vllaznisë, flet për pragndeshjen e dytë, turi i parë Conferencë League, Vllaznia-Linfield

Lexo

Ashtu si edhe shumë bashkëqytertarë të tij shkodranë, edhe portjeri i njohur i Vllaznisë, Paulin Ndoja, po e pret me shumë emocion ndeshjen e kthimit të turit të parë të Conferencë League.

I konsideruar si legjenda e portës kuqeblu në vite, Ndoja thotë se me fitoren e ndeshjes së parë në Irlandën e Veriut me rezultatin 3-1, skuadra kundërshtare Linfield ka hedhur një hap përpara drejt kualifikimit në turin e dytë. Megjithatë, Ndoja, që më herët ka provuar për shumë vite të jetë edhe në stafin teknik të Vllaznisë, beson shumë se kuqeblutë do të arrijnë ta përmbysin disavantazhin e ndeshjes së parë.

Sipas Paulin Ndojës, një nga pikat e forta të Vllaznisë është edhe porta, të cilën e mbron Kristi Qarri, një nxënës i tij, të cilin e ka stërvitur që në moshë të vogël.

Në vijim, veterani i futbollit shkodran, thotë se emocione të ndeshjeve të tilla i ka provuar kur mbronte portën e Vllaznisë, por edhe si pjesëtar i stafit teknik në detyrën e trajnerit të portjerëve, ku me mbështetjen e tifozëve ia kanë dalë me sukses. Ndaj, me këtë rast, I bën thirrje tifozëve shkodranë të mbushin stadiumin “Loro Boriçi” në mbështetje të kualifikimit të Vllaznisë.

(Video) Intervistën e plotë me ish futbollistin Paulin Ndoja, mund ta ndiqni të plotë në kanalin zyrtar Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img