AF Elbasani dhe Dinamo City luajnë sot aktin vendimtar të raundit të parë kualifikues/ UEFA Conference League

Lexo

- Reklamë -spot_img

Dy skuadra shqiptare do të zbresin sot në fushë për ndeshjet e kthimit të raundit të parë kualifikues të UEFA Conference League, me AF Elbasanin dhe Dinamo City që do të kërkojnë të sigurojnë një vend në fazën e ardhshme të kompeticionit.

AF Elbasani do të përballet me BATE Borisov në stadiumin “Mehdi Huseynzade”, në orën 19:00. Verdheblutë vijnë pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Elbasan Arena”, ku zhvilluan një paraqitje pozitive në rikthimin e tyre në arenën europiane pas dy dekadash.

Skuadra shqiptare kaloi në avantazh me golin e Nikajt në fundin e pjesës së parë, ndërsa BATE Borisov barazoi në fraksionin e dytë, duke lënë të hapur plotësisht çështjen e kualifikimit. Elbasani udhëton me besim për sfidën e kthimit, me objektivin për të vazhduar rrugëtimin europian.

Ndërkohë, Dinamo City do të luajë në transfertë ndaj Astanës në “Astana Arena”, me takimin që do të nisë në orën 17:00. Kryeqytetasit u mposhtën minimalisht 1-0 në sfidën e parë të zhvilluar në “Elbasan Arena”, por diferenca e ngushtë mban të hapura shpresat për kualifikim.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img