Saturday, October 12, 2024

Akuzat e kryebashkiakes Ademi për mosmiratimin e fondit të Vllaznisë, Kryetarja e Këshillit Bashkiak, Brisela Kadija, sqaron situatën në fjalë

Lexo

Votimi kundër projektivendimit për fondin financiar në favor të aktivitetit të KF Vllaznia nga këshilltarët bashkiakë të Shkodrës ka krijuar shumë diskutime në opinionin sportiv shkodran dhe më gjërë. Më herët, Veriu Sport përcolli reagimin e Kryetares së Bashkisë Shkodër për mosmiratimin e fondit në fjalë, ndërkohë që tani do të keni mundësinë sqarimin që Kryetarja e Këshillit Bashkiak, Brisela Kadija i bën situatës në fjalë.

Postimi i kreut të K. Bashkiak, Brisela Kadija:

“Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Shkodër u diskutua shtesa e një projekt vendimi në rendin e ditës. Projektvendimi në fjalë konsistonte në një rishpërndarje fondesh në programet e mëposhtme:

Strehim social 1,453,500

Bashkefinancim per strehim social 12,638,942

Administrim i KF Vllaznia 82,609,863

Me poshte do gjeni foto te relacionit te servirur Keshillit Bashkiak me date 23.03.2021.

Proçedurialisht:

Projektvendimet qe lidhen me çeshtje buxheti duhet ti vihen ne dispozicion keshilltareve 10 dite perpara mbledhjes se KB

Ne lidhje me çeshtjen e Vllaznise siç e shikoni ne pjesen e nenvizuar raporti konsiston ne nje referim prej 3 rreshtash nderkohe qe fondi kap vleren e 2 fishit te buxhetit vjetor te Sh.a Vllaznia te miratuar vetem 3 muaj me perpara, ne mbledhjen e buxhetit 2021.

Ky relacion nuk argumenton asgje ne lidhje me:

Domosdoshmerine e pageses imediate te ketij detyrimi dhe sa eshte detyrimi.

Si eshte bere shperndarja ne zera buxhetore ne lidhje me kete program.

Perse kryetarja e bashkise nderkohe qe eshte dhe ADMINISTRATORE dhe ASAMBLE, qe do thote i ka marre te gjitha tagret e nje sh.a-je, nuk e ka parashikuar kete detyrim ne mbledhjen e buxhetit?

Nuk eshte parashtruar asnjehere asnje informacion apo diskutim ne lidhje me detyrimin ne fjale por papritmas 3 muaj pas miratimit te buxhetit dhe 2 dite para mbledhjes se Keshillit sjell nje projektvendim ku kerkon 820 milion leke (te vjetra) duke mos bere asnje transparence per keqmenaxhimin e Vllaznise ne vite?

Sa nga ky fond shkon per sigurime dhe sa shkon per detyrime te tjera tatimore dhe cilat jane ato?

Ne asnje moment nuk eshte bere transparence bazuar ne dokumenta mbi situaten faktike te KF Vllaznia sh.a. duke mos paraqitur qofte edhe ne nje relacion permbledhes kete situate?

Referuar shkreses qe Kryetarja e bashkise i ka drejtuar Drejtorise Rajonale Tatimore Shkoder eshte kerkuar marreveshje per pagesen me keste te detyrimit tatimor.

Perse kryetarja e bashkise nuk kerkon rishperndarje te fondit deri ne limitin e kestit sipas marreveshjes se kerkuar por kerkon nje vlere e cila eshte 2 fishi i buxhetit vjetor te Vllaznise aq me teper pa asnje argument edhe per efekt transparence ndaj qytetareve por perdor sensitivitetin e ceshtjes per ti MANIPULUAR ato?

Perse kryetarja e bashkise nuk jep llogari qe keto detyrime jane detyrime te sigurimeve shoqerore qe do thote qe punonjesit, lojtaret, stafi etj nuk jane planifikuar rregullisht per tu paguar si nje detyrim ligjor i cdo punedhenesi apo institicioni?

Per cilen periudhe te sigurimeve shoqerore behet fjale?

Sa kohe ka stafi i Vllaznise qe nuk i paguhen sigurimet shoqerore qe pason nje te drejte te tyre per te kerkuar pensionin ne te ardhmen?

Borxhi ka qene 70 milion(te reja) ne 2018, pse nuk mori masa me pare, duke bere nje planifikim shlyerje borxhi vjetor, por e la te akumulohej?

Marreveshja mund te behej kurdo?

Me te njejtat fonde eshte menaxhuar KF Vllaznia sh.a. si ne vendin e PARAFUNDIT ashtu edhe sot ne qe eshte ne KRYE te klasifikimit?

Ne momentin qe ky relacion te vije i plote me argumenta dhe fakte justifikuese te domosdoshmerise te shpenzimit te ketij fondi (keshilli bashkiak a ke shprehur edhe ne mbledhjen e sotme) eshte i gatshem te rimblidhet ne çdo moment per te diskutuar çeshtjen ne fjale.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img