Sunday, November 24, 2024

Alarm në Champions, ISIS kërcënon të sulmojë stadiumet gjatë ndeshjeve çerekfinaleve

Lexo

Shteti Islamik, përmes aparatit të tij mediatik Al Azaim, ka publikuar një manifest, ku njofton se do të sulmojë stadiumet e Londrës, Parisit dhe Madridit, qytete këto ku do të luhet ndeshjet çerekfinale të Champions League.

Sipas të përditshmes Marca, policia ka ditë që është në dijeni të këtij kërcënimi, pasi ISIS kishte njoftuar se kishte “objektiva të buta, siç janë ngjarjet e mëdha sportive”. Por megjithë kërcënimet asgjë nuk ka ndryshuar në funksion të zhvillimit të ndeshjeve në këto qytete. Ministritë e Brendshme të Anglisë, Francës dhe Spanjës kanë marrë masa të posaçme vëzhgimi.

Stadiumi Parku i Princave në Paris, Wanda Metropolitano e Santiago Bernabeu në Madrid dhe Emirates në Londër janë objektivat e sulmeve të ISIS, por gatishmëria e forcave të ruajtjes së rendit në këto qytete të mëdha evropiane do të jetë maksimale.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img