Sunday, May 5, 2024

(Video) Vllaznia U21, mund Teutën U21, 2-1. Vendosin golat e Çelës dhe Yago-s

Lexo

Vllaznia U21-Teuta U21,  2-1(Shënues: Çela 16’, Andrey Yago 57’/Dana 29’

Java e 17-të e Kampionatit Kombëtar të futbollit për Superligën U21, përballi sot në Shkodër, Vllaznia U21 e drejtuar nga trajneri Ergi Borshi dhe atë të Teutës me trajner Gentjan Begeja.

Dy emra këto të njohur në klubet respektive të Vllaznisë dhe Teutës, të cilët, krahas fushës së lojës,  vitet e fundit po drejtojnë me sukses ekipet e 21 vjeçarëve, një brez ky shumë i rëndësishëm, i cili është i tëri në shërbim të ekipit të parë.

Ndeshja në fjalë e luajtur pasditen e sotme në stadiumin Reshit Rusi” të Shkodrës, nxori fitues ekipin kuqeblu me rezultatin 2 me 1.

Fillimi i ndeshejs ka qënë më i mirë për ekipin shkodran, i cili arriti të gjejë shumë shpejt golin e avantazhit me autor Çelën në minutën e 13-të.

Shënimi i golit nga ana e Vllaznia bëri në kampin durrsak të ketë lëvizje, ku trajner Begeja kërkon një lojë më shumë sulmuese. Si rezultat i kësaj loje vjen edhe goli i barazimit për Teutën me autor Dana në minutën e 29-të.

Tashmë është radha e trajnerit Borshi që të ndërhyjë tek skuadra e tij, dhe për hirë të së vertetes, loja e saj pati përmirësime të dukshme gjatë minutave në vazhdim, por gjithësesi pa mundur të ndryshojë rezultatin e pjesës së parë që mbyllet me shifrat e barabarta, 1-1.

Avantazhin e kërkuar, Vllaznia e arriti me fillimin e pjesës së dytë, pikërisht në minutën e 57-të, atëherë kur braziliani i ardhur nga skuadra e parë, Andrey Yago tund rrjetën e portjerit durrsak Dema.

Minutat e tjera të pjesës së dytë, megjithë përpjekjet e të dyja skuadrave, nuk sjellin gola të tjerë duke lënë në fuqi rezultatin 2 me 1 në favor të Vllaznisë. Me këtë tre pikësh, Vllaznia shkon në kuotën e 29-të pikëve duke mbajtur vendin e katërt, ndërkohë që Superligën U21 e kryeson Bylis i Ballsit me 45 pikë i ndjekur nga Partizani me 37-të dhe Erzeni me 33 pikë.

(Video) Pamje nga ndeshja, Vllaznia U21-Teuta U21, 2-1, si dhe prononcimi pas ndeshjes i trajnerit të Vllaznisë, Ergi Borshi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img