Thursday, March 28, 2024

Albion Avdijaj, goditja e parë e Vllaznisë në merkaton e dimrit

Lexo

Ky fillim viti e ka gjetur Vllazninë me një angazhim total në merkato. Janë lakuar shumë e shumë futbollistë, mes të cilëve edhe emra që nuk kanë të bëjnë fare me këtë temë, por ndoshta thjeshtë për ndonjë pasion apo fantazi të ndokujt që ka preferuar ta hedhë në treg, impakti i së cilës realisht nuk ka qënë i vogël në opinionin sportiv. Por, për hirë të së vertetes, aq sa fillimisht ka pasur jehonën pozitive maksimale në opinionin sportiv, po aq ka bërë efektin e kundërt kur pistat konkrete kanë rënë poshtë.

Ndryshe ka ndodhur me Albion Avdijaj, futbollisti që pa shumë bujë, pasi gjeti akordin me drejtuesit e Vllaznisë mbërriti menjëherë në Shkodër mbrëmjen e së mërkurës, ndërkohë që paraditen e së enjtes gjatë konferences për shtyp ku ishin të pranishëm edhe drejtori sportiv Matko Djarmati dhe trajneri Thomas Brdariç, u prezantua zyrtarisht si futbollist i KF Vllaznia. Këto të fundit, u shprehën pozitivisht për cilësitë e këtij lojtari duke theksuar se ky lojtar me aftësitë e tij do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën në pjesën e mbetur të sezonit.

Ndërkohë, vetë futbollisti Avdiaj gjatë prononcimit të tij të parë si futbollist i Vllaznisë, theksoi se ka harruar Tiranën ku ishte pjesë e saj në gjysmën e parë të sezonit, ndërkohë që tashmë është i përqëndruar tek Vllaznia për të kontribuar në realizimin e objektivave.

“Nuk kam çfarë të them më për atë që ka ndodhur, nuk më intereson më Tirana. E kam mbyllur atë kapitull e do të shoh përpara. Mesazhin tim duhet ta tregoj në fushë. Vllaznia është në vendin e parë, kam parë ekipin si luan. Jam prej 2-3 muajsh në kontakte me Tomas e të gjithë, e kam pasur trajner te ekipi i dytë i Volfsburg. Kam besim nuk kam çfarë flas më shumë e ta shoh në fushë. Në lidhje me golat, nuk ka premtim kurrë, duhet ta tregoj në fushë, do ta shohim aty. Ndërsa për titullin, mund të them se kam besim, sepse e di se si punon profesori dhe kam pare ndeshjet e ekipit dhe shoh se janë ekip që duan të gjithë bashkë të arrijnë diçka”, u shprehë Albion Avdijaj, në konferencën pr shtyp.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img