Tuesday, November 5, 2024

Djarmati kërkon bashkëpunim me mediat në lidhje me informacionin e saktë në kampin kuqeblu

Lexo

Ndonëse jemi në pragndeshje, dhe vetëm një ditë përpara kryesfidës së javës së 13-të, asaj Vllaznia-Teuta që do të luhet nesër në Shkodër, drejtori sportiv i Vllaznisë, Matko Djarmati minutat e tij të konferencës për shtyp ia kushtoi kryesisht bashkëpunimit me mediat. Shkak për këtë janë bërë disa lajme jo të sakta merkatoje në kampin kuqeblu, mes të cilave edhe ai për veshjen kuqeblu të sulmuesit shkodran Sindrit Guri, i cili aktualisht luan në Belgjikë.

 “Nuk është aspak normale një situatë e tillë. Më telefononi sepse të gjithë e keni numrin tim. Shikoni edhe faqen e klubit. Më vjen shumë keq për njerëzit sepse janë lajme të pabazuara. Me disa lojtarë jo vetëm që nuk kemi folur, por nuk ishin në planet tona. Nuk e kuptoj dot sesi dalin këto informacione. Është shkruar për Sindrit Gurin. Ai luan në Belgjikë dhe nuk mund të vijë në Shqipëri të luajë në të tilla kushte. Nuk është e vërtetë dhe u kërkoj ndjesë njerëzve për të tilla thashetheme. Ka shumë lajme që lexojmë dhe nuk janë të vërtetë, më telefononi dhe ua jap lajmin të saktë. Ka edhe medie kryesore, që marrin lajme nga faqe interneti.” Ishte kjo deklarata që drejtori sportiv i KF Vllaznia bëri gjatë konferencës për shtyp dhënë paraditen e sotme në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”.

Në lidhje me Dungën që është larguar që në dhjetëditëshin e parë të dhjetorit të vitit të kaluar dhe që akoma nuk është kthyer në Shkodër për të vijuar zbatimin e kontratës që ka të lidhur me Vllazninë, Drajmati tha se ai tashmë e ka marrë pasaportën që i kishte skaduar dhe po aplikon për vizën shqiptare. “Në Kenia gjërat funksionojnë ndryshe, shpresoj që sa më shpejt ta kemi këtu. Dunga është i lidhur nën kontratë me klubin, por është në shitje, kush e dëshiron duhet të paguajë klauzolën e vendosur në kontratë. Ne mendojmë të plotësojmë çdo boshllëk që kanë lënë lojtarët e pakënaqur. I kemi liruar rrugën gjithkujt që nuk dëshironte të vazhdontetë ishte pjesë e Vllaznisë”, sqaroi zyrtari i klubit kuqeblu.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img