Aleksios Idrizi është një futbollist i jashtëzakonshëm i cili ka fituar vëmendjen e shumë ekspertëve dhe tifozëve të futbollit që kur ishte shumë i vogël. Ai është një nga talentet më premtues shqiptarë që aktualisht po shkëlqen te Aris i Selanikut, një ekip ky që ka një histori të pasur në futbollin grek. Me prindër emigrantë nga Shqipëria dhe i lindur në Selanik të Greqisë, Aleksios Idrizi ka kaluar një rrugëtim interesant drejt suksesit.
Ai ka lindur më 25 Qershor 2007 në Selanik dhe është fëmijë i një çifti emigrantësh nga fshati Idrizë i Bashkisë Belsh të Qarkut Elbasan. Prindërit e tij pas largimit nga Greqia u vendosën në Stokholm në Suedi ku ai vazhdoi të zhvillonte talentin e tij si futbollist.
Përveç aftësive të tij teknike, Aleksios Idrizi ka treguar një disiplinë të shkëlqyer që e ka ndihmuar të arrijë kulmin e suksesit shumë shpejt duke u bërë objekt i kërkesave të disa Akademive Futbolli në Europë.
Idrizi në moshën 17-vjeçare ka arritur të bëhet një lojtar i pazëvendësueshëm për Akademinë e Futbollit të Aris-it të Selanikut, një ekip që po lufton për vendin e kreut në Superligën greke. Prej 11 shtatorit 2024, Idrizi është bërë pjesë e Arisit, i cili është një klub me tradita të pasura futbollistike që aktualisht mban vendin e katërt në renditjen e Superligës greke.
FC Aris i Selanikut perëndimor këtë javë festoi 111 vjetorin e themelimit të tij dhe lojtari i ri me origjinë shqiptare është një nga lojtarët më të rëndësishëm te ekipi moshave te Aris .Ai sipas specialistëve mund të luajë shkëlqyer në reparte të ndryshme si mbrojtës i djathtë, mesfushor ose sulmues i djathtë.
Aleksios Idrizi është gjithashtu një nga futbollistët më të shquar në rang kombëtar dhe ndërkombëtar, veçanërisht për arritjet e tij me ekipet e moshave. Gjatë kohës që ka luajtur në Suedi ai ka spikatur si një nga goleadorët më të mirë te ekipet e moshave, duke shënuar mbi 200 gola në katër vitet e fundit. Ai ka qenë një nga shënuesit më të mirë në turnetë dhe kampionatet e moshave për ekipet 13, 14, 15 dhe 16 vjeçarë në Suedi dhe ka tërhequr vëmendjen e specialistëve të futbollit për aftësitë e tij të jashtëzakonshme teknike dhe shkathtësinë për të gjetur rrugën drejt golit, qoftë si sulmues, qoftë si mbrojtës ose mesfushor.
Në katër javët e fundit të kampionatit grek për U-17, Idrizi ka bërë paraqitje të shkëlqyer duke demonstruar gjithashtu aftësitë e tij si mbrojtës i djathtë. Megjithatë, pavarësisht performancave të tij të shkëlqyera, ai nuk ka arritur të shënojë edhe pse ka goditur disa herë nga distanca drejt kuadratit të portës kundërshtare. Por pavarësisht kësaj, Idrizi mbetet si gjithmonë ylli i Arisit të Selanikut .
Ai dëshiron që të japë maksimumin për ekipin e tij në çdo ndeshje dhe të lërë gjurmë si futbollist kudo dhe me cilindo ekip me të cilin do luajë. Edhe pse mjaft i ri ai shfaqet jashtëzakonisht ambicioz dhe synon të arrijë jashtëzakonisht shumë gjatë karrierës sportive. Idhujt e tij në futboll janë yjet e futbollit si Leo Mesi dhe Kristiano Ronaldo dhe kjo është një motivim i madh për të, pasi ai ëndëron të arrijë një nivel të ngjashëm.
Përveç aftësive të tij teknike, Aleksios është një person me një angazhim dhe përkushtim të jashtëzakonshëm. Ai është i njohur për disiplinën e tij të rreptë dhe rregullin që ndjek si një profesionist i vërtetë duke u stërvitur me intensitet dhe fokus. Për Idrizin, ëndrrat nuk janë thjesht iluzione, por objektiva që ai planifikon t’i arrijë me punë dhe përkushtim. Ai synon të bëhet një yll i futbollit europian dhe shprehet se Barcelona, Milani dhe ekipet Kombëtare të Shqipërisë janë disa nga qëllimet e tij të ardhmes së afërt. Ai ndjehet i lumtur si shqiptar që Kuq e Zinjtë pas humbjes me Anglinë fituan bindshëm me Andorrën duke e futur Shqipërinë në garën për kualifikueset e Botërorit 2026.
Ndonëse nuk vjen nga një familje futbollistësh, dashuria e familjes së tij për sportin e ka ndihmuar që ai të zhvillojë pasionin dhe të ndërtojë një karrierë të suksesshme. Gjatë viteve të tij të adoleshencës, ai ka shënuar disa herë tre apo katër gola në ndeshje të ndryshme, duke treguar aftësitë e tij të jashtëzakonshme. Ai është gjithashtu i njohur për disiplinën e tij, korrektësinë në stërvitje dhe përkushtimin që jep në çdo ndeshje. Këto cilësi janë ato që e veçojnë nga shumë futbollistë të tjerë të moshës së tij.
Megjithatë, ndonëse është ende shumë i ri, Aleksios Idrizi ka një potencial të madh dhe mund të jetë një nga futbollistët më të mirë në të ardhmen, duke u shndërruar në një figurë kyçe në futbollin europian. Ai është një shembull frymëzimi për të rinjtë shqiptarë, veçanërisht ata që jetojnë jashtë vendit, dhe dëshmon se me pasion, punë të palodhur dhe përkushtim, ëndrrat mund të realizohen.
Fatmir POPJA