Në institucionin e futbollit nuk duhet patur shumë kujdes në përdorimin e formave të ndryshme të dhunës emocionale(verbale) psikologjike si kërcënime, friksim, manipulim, etiketime, injorime. Këto situata ndodhin kur stafet drejtuese nuk sigurojnë kushte për zhvillim të shëndoshë emocional dhe social në pajtushmëri. Analizat e deritanishme të drejtimit në klubin e futbollit Vllaznia kanë evidentuar faktin se drejtuesat dhe stafet duhet të shfaqin një sërë cilësish për të bërë të mundur ngritjen dhe funksionimin e një grupi dinamik në skuadër, të aftë që të shprehin standartet bashkohore të drejtimit në institucionin e futbollit Vllaznia e Shkodrës.
Kjo periudhë e ekipit të futbollit shkodran ka patur shkëlqim dhe rënje si në përformance, në rezultate dhe në renditje. Mendoj se gjatë kësaj periudhe 3 fazore drejtuesit dhe stafet teknike dhe administrative kanë bërë gabime tipike që disa po i listojme:
Si qënia i pagabueshëm, mania për të bërë aktivitete të shumta e të kota,, dëgjimi në mënyrë të ekzagjeruar i grupeve të interesit, krijimi i idese se është vetem “Ai” “Ajo” i, e aftë t’i riparojë gabimet dhe problemet, konservatorizmi në trajtimin e problemeve, krijimi i idese se është i pazëvendësueshem, përdorimi i gabimeve si presion, vlerësimi subjektiv i informacionit dhe nënvlerësimi i formacionit jo pozitiv ect ect.
Vendimi për “gjobë me kusht” për stafin teknik dhe lojtarët në momentin më delikat që po kalojnë lojtarët, tranjerët, është një dhunë dashakeqëse verbale, emocionale, psikologjike.
Si ta kuptojmë vendimin tuaj amatoresk kur mbas 8 ndeshjeve dhe rezultate të dobëta bëni “shoën” e radhës. A mendoni se kjo “shpikje novatore” do përmirësojë situaten apo do ndikojë si stres në psikologjinë e çdo lojtari dhe tranjeri. Përpara se të merrni vendime monstruoze, pse nuk ballafaqoheni me detyrat funksionare që keni para futbollit shkodran, për infrastrukturën sportive, pagesat e lojtarëve, stafit dhe palëve të treta.
Është momenti më delikat dhe i volitshëm, që me Vllazninë që ka shansin e shumë pritur dhe shumë kërkuar për trofe të ketë solidaritet, përkrahje dhe harmoni. “Gjoba me kusht” është një presion psikologjik, është një goditje emocionale që ndikon negativisht në sjedhje, përformance dhe ka një sens të ndryshëm nga poziviteti juaj…
Fatmir Lugji-Ish futbollist-analist sporti-psikolog