Monday, December 9, 2024

Analiza e Fatmir Lugjit, për ndeshjen, Teuta-Vllaznia(1-1). Ish futbollisti shkodran, kritik me Vllazninë

Lexo

Dueli Teuta-Vllaznia, me pëformance amatoreske, taktikisht  halldupshe, teknikisht  NUL….Drejtimi teknik, pa busull, pronar të Vllaznisë,” tokë e xanun””.

Një ndeshje me t’u dhimtë sytë me e pa, një Teutë e shkërloqur, ekip pa bosht dhe shtyllë kurrizore, ekip që përfaqëson në mënyren më të keqe futbollin durrsak dhe tifozërinë e saj.

Dhe Vllaznia, jonë e Shkodrës së futbollit, iu përgjigjen flakë për flakë përformancës së kundërshtarit.

Ata që kanë veshur fanelen e Vllaznisë, që kanë marrë përsipër të mbrojnë ngjyrat kuq e blu, janë mercenarë që nuk kanë asnjë lidhje me Vllazninë kuq e blu, ato po e pordhosin në mënyrën më të keqe. E pra Vllaznia, ka ra në duar të “horit”, ” të karagjozëve” , “viçave  e demave të tredhur”.

Vllaznia është në udhëkryq, që mendjet e prishura të udhëheqësve të saj, nuk kanë aftësi ta shpëtojnë. Çfarë po ndodh realisht te Vllaznia? Gjëra që  janë cinike, poshtëruese, të çuditëshme, jo profesionale, dështake dhe monstruoze nga manjakë “”specialistë”” ect.

Aventura filloj me Dungen  vazhdoj me tranjerin Brdariç dhe  prap vazhdon me Diagnen. Prit, prit se aventura “Vllazni”” vazhdon dhe do vazhdoj.

Vllaznia  nuk ka zot shtëpie,  nuk ka kush t’i dalë zot, ta këshillojë, ta ndihmojë dhe ta kthej nga rrugëtimi  i mbrapshtë. Jo, Jo, kjo që po luhet me Vllazninë është e turpshme, një Vllazni që u ngjit dhe u përgatit për “Kampione dhe pjesmarrëse në K E”, dhe sot është për të qeshur se çfarë futbolli përfaqëson, çfarë lojrash demostron  dhe çfarë poshtërsish dhe pislleqe mbulon.

Çfarë duhet të bëjmë sot, se neser do jetë vonë. Shpresa e vetme ështëe tifozëria, spordashësit shkodran, brenda dhe jashtë Shkodrës.

Fatmir Lugji-Ish futbollist

- Advertisement -spot_img

1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img