Tuesday, May 21, 2024

Plori e ka me gjykimin: Ishte faull për Vllazninë përpara aksionit të golit të barazimit nga Teuta!

Lexo

Një gol i pësuar në sekondat e fundit të kohës shtesë, asaj të 99-të në ndeshjen Teuta-Vllaznia, takim i luajtur pasditen e sotme i mbyllur në barazim, 1-1, e ka revoltuar jashtë mase trajnerin e Vllaznisë, Elvis Plori. Humbja e dy pikëve në këtë ndeshje kur fitorja ishte plotësisht në duart e kuqebluve,  nuk është përjetuar mirë nga ana e teknikut kuqeblu, i cili i pakënaqur për një faull të padhënë përpara aksionit të golit dursak, ka vërshyer në fushë drejt arbitrit Bastari.

“Është presioni që ndikon tek pikat. Nganjëherë njeriu e humb qetësinë. Në qoftë se e kam kaluar sot cakun i kërkoj ndjesë të gjithëve. Zemërimi ishte sepse në minutën e 99-të, ishte një anësore që ishte faull. Për këtë u xhindosa me arbitrin, po ta akordonte faull mbaronte loja. Një faull më ka hequr 2 pikë. Nuk duhet të jem i fiksuar mbas këtyre problemeve, por është e vërtetë.”, shprehet Plori menjëherë pas ndeshjes në prononcimin e dhënë për Super Sport.

Ndërkohë, i pyetur që Vllaznia nuk shfrytëzoi shansin që rivalët Kukësi dhe Partizani lanë pikë, Plori përgjigjet:”Në momentin që futesh në fushë nuk mendon për rivalët. Duhet të jemi më të përqëndruar. Ka shumë ndeshje që nuk kemi forcë të mbajmë rezultatin. Karaktere të tilla janë, kemi lojtarë që duan të luajnë futboll të pastër. Nuk futen deri në detaje. Kishte momente shumë të mira, por pati edhe gabime që na vunë në vështirësi. Në përgjithësi loja kishte ritëm të kënaqshëm, edhe pse lojtarët ishin pak të rënduar. U munduam t’i godasim me 2 sulmuesa. Patëm momente për ta mbyllur ndeshjen, por aty gabuam. Minutat e fundit në shtesë, linjat dhe vendosja taktike nuk është e duhura, sepse ka presion. Ishte gabim që topi nuk u largua. Nuk e kam parë në përsëritje vendosjen.”

Në proncimin e tij, Plori, foli edhe për çështjen “Diagne”. “Nuk kemi dashur që të largohej. Një ditë para ndeshje me Partizanin, u largua papritur nga stërvitje. Një profesionist nuk i bën ato gjeste të tilla. Shpresoj që të mos ketë probleme familjare dhe personale. Nuk ka qenë asnjë që ka dashur ta largojë. Na është dashur shumë. Unë e doja, por ai nuk donte të rrinte çfarë të bëj. Është si puna e nuses, që vete e kërkon, ti e do, por ajo s’të do.”, përfundoi njëshi i pankinës kuqeblu.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img