Tuesday, May 14, 2024

Analiza e Shkëlqim Muçës për javën e tetë të Superiores: Situatën te Vllaznia e shikoj problematike. Ka lojtarë të mirë, por duhet të jenë më aggressive!

Lexo

Shkëlqim Muça, i pranishëm në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH, ka analizuar gjithçka që ka ndodhur në javën e tetë të Superiores, e cila pa Egnatian të “akomodohet” në vendin e parë, Tiranën të fitojë klasiken me Vllazninë, Partizanin fitues në një sfidë me shumë gola, Laçin e Josës të bindë dhe Erzenin që surprizon Teutën.

Fitorja e Tiranës në klasike – “Tirana ishte në një pozicion të vështirë, ishte një ndeshje e vështirë në nivelin psikologjik. Tirana kishte dëshirë, por kishte dhe probleme, Vllaznia mund ta godiste. Në minutat e fundit, Vllaznia u hap si skuadër, kishte një lojtar më pak dhe bardheblutë e shfrytëzuan. Mendoj se ishte një ndeshje që po shkonte drejt barazimit. Situatën te Vllaznia e shikoj problematike. Ka lojtarë të mirë, por duhet të jenë më agresivë. Përgjegjësinë kryesore e ka trajneri, ai e pëson. Është detyrë e trajnerit, e stafit të ingranojë lojtarët”.

Egnatia, e kompletuar – “Pas asaj humbje që bëri një javë më parë, ishte një ndeshje që nuk e vuri fitoren asnjëherë në diskutim, Dinamo nuk e përballoi. Rrogizhinasit luajtën me autoritet. Është një skuadër simpatike, ka lojtarë me shumë cilësi. Në përgjithësi është e kompletuar. Në aspektin e ekuilibrit mund ta kapësh në befasi. Dinamo është një skuadër që tenton të bëjë maksimumin, por ka limite. Ka një mesfushë inekzistente. Po vazhdoi me këtë grup lojtarësh, do qëndrojë në vendet e fundit, e shikoj në vështirësi. Edhe trajneri, duke mos e njohur kampionatin shqiptar, mund të ketë gabimet e tij”.

Laçi i Josës… “Josa është trajner me eksperiencë, e njeh mirë futbollin shqiptar. E ka treguar. Trajneri për një javë mund të bëjë shumë gjëra, e jo më për dy ndeshje. Me Skënderbeun, Laçi e nisi jo mirë, por ka cilësi, dinë të dalin nga situata. Fitoi një ndeshje të rëndësishme”.

Partizani tregoi papjekuri – “Ka edhe ndeshje të tilla, me shumë gola. Nuk është hera e parë që Partizani shënon, por edhe pëson, është sëmundje e vjetër. Tregoi papjekuri, duke vënë në diskutim fitoren. Tregoi se ka dhe problem në mbrojtje, pëson gol. Por e kam thënë edhe më parë, ka energji, nuk është e fjetur. Nica është një njohës i mirë i kampionatit. Pasi pësoi gol, bëri ndryshimin dhe Kukësi reagoi”.

Humbja e Teutës me Erzenin – “Ishte një ndeshje e barabartë në të gjitha drejtimet. Herë ishte njëra e herë tjetra që bënte lojën. Në ato minuta të mira që kishte Teuta, nuk arriti të finalizonte. Më pas shijakasit arritën të shfrytëzojnë mundësinë e krijuar dhe e goditën, Teuta nuk mundi të reagonte”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Vllaznia-Egnatia, gjysmëfinalja e “Final 4, të dielën, ora 20:00, në “Air Albania”. K.F Vllaznia, njofton tifozët për shitjen e biletave

𝐍Ë 𝐕Ë𝐌𝐄𝐍𝐃𝐉𝐄! 𝐁𝐢𝐥𝐞𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐧𝐝𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐬 𝐄𝐠𝐧𝐚𝐭𝐢𝐚- 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐞𝐧 edhe 𝐧ë 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐝ë𝐫 Të nderuar sportdashës! Ju bëjmë me dije se duke filluar nga...
- Advertisement -spot_img