Humbja e Vllaznisë me Laçin dhe dy barazimet janë paralajmërim serioz për rrugëtimin e kryesueses të superliges shqiptare për titull kampion. Edhe pse jemi në gjysmen e rrugës të garës futbollistike Vllaznia kryeson bindshëm kampionatin shqiptar me plot 7 pikë avantazh, dhe kjo të frymëzon të jemi optimist me besimin për të ardhmen. Në tri ndeshjet e fundit kemi fituar vetem 2 pikë, dy barazime dhe një humbje. Ky ndryshim në rezultat dhe në përformance të ekipit të Vllaznisë të lën të kuptosh se diçka nuk po shkon mirë. Ky stopim ka ardhur si rezultat i disa arsyve objektive dhe subjetive: Largimi nga ekipi i pesë lojtarëve të Vllaznisë në fillimet e kampionatit (pamvarësisht arsyve të jepen) duke qënë pjesë e përgatitjes fizike, taktike dhe teknike dhe të përgatitur për sfiden e gjatë të kampionatit është paradoksale dhe zëvendësimi i tyre me 7 blerje të reja në gjysmën e kampionatit tregon verbëri profesionale ose shumë më tepër…
Largimi i Dunges, i vetmi lojtar i sulmit shkodran që mund të përballonte dhe fitonte shumë sfida në portën kundërshtare largohet për tu paisur me pasaporte dhe shitet në fshtehtësi si “”madh i ndaluar””. Vetem për këto tre ndeshjet e fundit një gol i Dunges do të paguhej më shumë se 100mijë $ …
“Euforia negative”” është edhe një nga shkaqet e stopimit të fitoreve në vazhdimësi. Kjo eufori e shfrenuar dhe e pakontrolluar depertoj thellë edhe tek lojtarët dhe stafet drejtuese. Një diçka që duhet rikuperuar urgjentisht që nga regjimi sportiv e deri tek ekranet televizive. Arma më e fortë e një ekipi për të patur vazhdimësi rezultatesh pozitive është edhe stoli i lojtarëve të gatshëm. E në këtë drejtim, stafi teknik duhet të jetë shumë i vemendshëm ndaj këtij fenomeni.
A mund të mendohet se ky sulm që ka Vllaznia është në gjendje ta përballojë sfiden për të shënuar në vazhdimësi. Mungon goli apo mungon sulmuesi i golit?! Kjo është një pyetje që duhet ti përgjigjen ato që e kanë për detyrë funksionale. Vllaznia ka një sfide shumë të rëndësishme përpara dhe që kjo punë e bukur dhe e suksesshme që ka nisur kërkohet të besojmë tek lojtarët dhe stafi teknik që të lihen të “qete” për të vazhduar rrugëtimin e nisur për rezultate pozitive dhe përformance në lojë.