Anketa tradicionale e organizuar në Hungari për shpalljen e futbollistit më të mirë të vitit ka përcaktuar futbollistin shqiptar, Myrto Uzuni si lojtarin më të mirë të vitit. Sulmuesi kuqezi që është pjesë e skuadrës së Ferencvaroshit është votuar nga të gjithë trajnerët e skuadrave hungareze
Ky trofe vjen pas një viti fantastik që 26-vjeçari ka pasur me ekipin e tij Ferencvarosh. Uzuni në gjysmën e parë të viti ka qenë një pikë kyçe për ekipin e Ferencvarosh, i cili u shpall kampion në Hungari.
Por dhe fillimi i sezonit të ri nuk lihet pas, ku në 15 ndeshje, sulmuesi shqiptar ka arritur ta gjejë rrugën e rrjetës 7 herë. Këto statistika ishin të mjaftueshme që pjesa më e mirë e drejtuesve të klubeve hungareze ta shpallnin atë si lojtarin më të mirë të vitit. Uzuni mori 4 vota nga 12 të mundshme, duke lënë pas lojtarët e tjerë, pjesa më e madhe e të cilëve ishte nga radhët e Ferencvarosh.